Loading...

NGA BURGU I ,,ZENICËS” NË ATË TË ,,IDRIZOVËS”

Nafi.jpg

Shkruan Nafi Çegrani

(Burgu i ,,Zenicës,, i takon kategorisë së sigurisë së lartë ku
do qëndroja vitet më të mira të rinisë dhe jetës sime…)
Unë jam arrestuar, siç kam theksuar disa herë në shkrimet e
mia, më 01 tetor të 1981, fillë pas nisjes së demonstratave
dhe zhvillimeve në Kosovë me pranverën e vonuar.Unë po
them se mua , faktikisht, më kidnapuan në banesën time, në
pabesi, para syve të gruas dhe fëmijve të mi të vegjël dhe duar
lidhur me ajroplan të ,,Inex –Adria,, më dëbuan në Sarajevë të
Bosnës, ku madje do vazhdon një golgotë e paparë dhe duke
më tërhequr zvarë nëpër bodrumet e përgjakur të PB të
Bugojnës, ku lirisht mund të quhet se aty ishte një
KASAPANE , me akuza të rreme dhe për rast të montuar më
dënuan me vdekje-pushkatim!
…Pas 16 muajve arrestimi dhe hetuesie, më ,,thurrën,, disa
aktakuza të trilluara fund e krye me gënjeshtra, më nxorrën
para Gjykatës famkeqe dhe i cili process i inskenuar për kinse
,,vrasje,, e që unë nuk kam pas as lidhje dhe asnjë dijeni.
Procesi gjyqësor drejtohej nga gjykatësit satrapët Sulejman
Kapetanoviq, Tihomir Baboviq etj dhe me motive antishqiptare
dhe shoviniste. Hetues kam patur Bodul Nikica nga Travniku.
Tortura të papara vazhduan në mënyrë permanente para dhe
pas seancave gjyqësore në relacionin Burgu hetues –Zenicë dhe
SPB – Bugojno… Nuk dija se ç’ishte plani dhe politika e tyre.
Nuk kasha njohuri se për çfarë bëhej fjalë pos deklarata të
kurdisura dhe thënethasha që i dëgjoja nga goja dhe ,,rrëfimet,,
e inspektorëve hetues si krimineli Ante Bernada, Stipe
2
Grabovac, Fikret Bradariq etj. Nuk kasha asnjë njohuri për
ndonjë ,,vrasje,, siç pretendonin ata, dhe që një grup të
akuzuarish kinse për ,,kidnapim,, dhe ,,vrasje,, siç ishin Asani
Nijaz dhe Zuhdi Asani nga fshati Forinë, Mensur Asani dhe
unë nga Çegrani, Vahedin Ramadani nga fsh. Çajlë dhe
Hajrullah Huseini nga fsh. Llakavicë, të gjithë nga treva e
Gostivarit, e të cilët kaluam ferrin e Dante Aligerit me hekurra
në duar, dajak dhe të përgjakur me muaj të tërë… Por, edhe
vite e vite do kalojmë nëpër labirinthet e Purgatorit dhe
skëterrës , jam I bindur se e tërë kjo bëhej me URDHËR nga
,,lartë,, të UDB-së dhe Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit,
Branko Mikuliqit, Mirko Bunevskit, Nikolla Ilievskit etj.
… Në qelinë e ngushtë prej betoni të Burgut hetues të Zenicës
kalova afro 972 ditë. Gjatë dimrit më mbanin hollë veshur, me
një bluzë sintetike, pa çorape , zbathur, temperatura jashtë
mund të arrinte deri më 20 gradë nën zero dhe nuk dija cila
stinë ishte jasht: stinë vjeshte apo dimër, nuk dija a binte shi
ose dëborë… Qëndroja vetëm i izoluar, kurse gjatë natës , aty
kur bjente ,,sirena trishtuese,, e kohës për fjetje kah ora 23,00
më sjellnin një batanie me njolla gjaku dhe një copë syngjeri që
e shtroja në beton, dhe aty duhej të bëja ,,gjumin,,! Llogariteni
çfarë torture! Në mëngjes, ende pa gëdhirë, kah ora 05, bjente
sirena shurdhuese, dhe i burgosuri e palonte bataninë dhe
syngjerin ,i ofronte pranë derës prej hekurash, dhe gjersa
gardiani i merrte, ti duhej të qëndroje me fytyrë ngjitur për
muri, pa lëvizur fare…!
…Dhe, sërish oshëtima e çelsit të rëndë në derë, hynte i vrejtur
në fytyrë gjykatësi hetues i shoqëruar me nga 2-3 gardianë.
,,Hë de, a je menduar gjatë natës, çfarë ke të thuash?,-pyeste.
3
,,Jo, nuk kam çfarë t’ju them, unë nuk kam lidhje me
gënjeshtart e juaja…Çfarë kam pas ua kam thënë njëqind herë
gjatë gjithë kohës që bëni hetuesi!,,
,,Akuzohesh për vrasje, Nafi, dhe duhet të sqarrohesh!,,
,,Unë nuk kam vrarë as kend dhe as kam nevojë t’ia marr jetën
dikujt pa arsyje. Akuzat e juaja janë fallco. Vrasje pa
fakte…Më thuani: kur, ku, pse, si?,,
,,Po, e dijmë ne, ti je arratisur në SHBA dhe CIA të kanë
dërgur me detyra në Jugosllavi! Edhe këtë e dijmë bukur. Por,
vetë duhet të na rrëfesh se si ndodhi…Ja, kemi edhe Vahedin
Ramadanin, Husein Hajrullahi të cilët tregojnë për ngjarjen!,,-
insiston hetuesi Bodul Nikica.
,,Unë nuk kam në dijeni kurgjë, dhe as di për ndonjë ,,ngjarje,,
që shpif dikush nga zori ose nga dajaku!,,- i thoja me bindje.
…Gjykatësi kriminel i hetuesisë këthehej mbrapsht kah dera
duke murmuritur dhe u jepte urdhër që gardijanët të vazhdoinin
me torturat dhe metodat e ndaluara me ligj, vazhdonin më tej
punën e tyre me plotë provokime dhe shantazhime të
çuditshme dhe jo civilizuese.
,,Të till e ke statutin…Ne vetëm kryejm detyrën dhe
formalitete!,,- më thonin.
Dramat nga skëterra e burgut ishin nga me trishtueset dhe nuk
kam aftësi që t’i përshkruaj realisht këtu, e që më duket nuk
mund t’i përshkruaje as Sholzinicini rus.
4
INFORMATORË TË SIGURIMIT EDHE NË BURG !
Këta tipa kur vinin në fillim dhe futeshin në qeli, nuk
njiheshin. Në fillim qëndroni sit ë ,,padukshëm,, fare…Më pas
fillonin të lëviznin dhe endeshin pa ndonjë kontroll duke
numëruar hapa në gjatësi të dyshemes prej betony, sa andej aq
edhe këndej…
,,Nga je ti?,,-pyeste.
,,Jam nga Maqedonia,-i thoja. Po ti nga je?,,
,,Nga Banja Lluka!-përgjigjej prerë burri 65 vjeçar i cili çalonte
në një këmbë. Më vonë kuptova se quhej ,,Banushiq Drago,,!
Ku ta dish në ishte emri i vërtet i tij, ose ashtu ishte emër i
koduar. Shtirej se ishte burrë i ,,mirë,, dhe mundohej të më
lente përshtypje xhentili, duke u orvatur të më jepte ndonjë
cigare.
,,Faleminderit,- i thoja. Unë nuk e pi duhanin,,.
,,Po si ka mundësi që nuk e pini duhanin ? Këtu, në këto qeli
burgu kanë kaluar edhe gjenrala, dheee… ose e kanë ndez
cigaren, ose ndryshe i ka ,,lënë,, mëndja, janë çmendur fare,,!.-
vazhdonte ,,Banushiqi,,.
,,Lere !- i thoja më tej me bindje se do të më kuptonte: Nuk
kam nevojë për budallallëqe. Mua më ka zënë sheri e belaja me
këta njerëz që nuk kanë fare as ndërgjegje as moral njerëzor!,,
5
E merrja atë përkrahu ta ndihmoja, ia ofroja dhe paketën e
duhanit, duke e ndihmuar sinqerisht, i thoja që ta ,,kallte,, dhe
se ishte ,,burrë i mirë,,. Ai më vështronte si me habi dhe
tundëte kokën duke bëlbëzuar me vete, sikur donte të thoshte
diçka që unë nuk e kuptoja.
,, Këtu jemi në burg, dhe kështu e ka jeta me rrugët e saja të
mbyllura Brenda mureve të trasha…Xha ,,Banushiqi,, ishte me
detyrë nga Komanda e policies , ishte spiunë.
Për mua kjo nuk kishte edhe aq ndonjë domethënie me rëndësi.
Por, ja që të tilla ,,infiltrime,, bëjnë edhe Brenda burgjeve. Këtë
fenomen sidomos e hasa edhe me transferimin tim në burgun e
,,Idrizovës,, ku Shërbimet e fshehta dhe Komanda e burgut
bënin ,,kërdi,, me angazhimin e spiunëve ndaj të burgosurve.
Kishin të instaluara edhe rrjete të tëra informatorësh dhe
spiunësh nga më të ndryshmit dhe nga kategori të lloj-llojshme
njerëzish pa bosht kurizor…Sidomos nga rradhët e të
burgosurve të quajtur ,,për politikë,, dhe reth tyre i nxjerrni sytë
ndaj njëri-tjetrit. Shumicën prej tyre i njoh personalisht, edhe
sot e sot bile. Disa nga këta e mbajnë vehten si ,,patriota,, të
mëdhenj, dhe shëtisin ,,krah hapur,, trotuareve të Shkupit,
Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës dhe Kërçovës…
***
Në librin “Disiplinë dhe ndëshkim” të filozofit
të njohur francez, Michel Foucault, ndër të tjera
thotë shumë të dhëna dhe argument për jetën
dhe fenomenin e krimit dhe ndëshkimit, rreth
mënyrës së të jetuarit në burgje, përpiqet të
6
argumentojë aspekte edhe mbi dështimin e
burgjeve në lidhje me transformimin dhe
risocializimin e të burgosurve. Ajo çfarë ka
bërë ky filosof është kapërcimi i një
problematike shumë më të t
7
Burgu si institucion që nuk është njohur para
shekullit XVIII (të paktën jo në trajtën çfarë
ekziston sot) është i thirrur të kryej të paktën
tre funksione: të mbajë të mbyllur për një kohë
të caktuar ata që thyejnë ligjet; të risocializojë
të burgosurit dhe në mënyrë indirekte, t’ua bëjë
të ditur të tjerëve pasojat që i presin në rast se e
shkelin ligjin.
Duket se pikërisht dështimi i burgut në pikën e
dytë më ka revoltuar edhe mua, dhe mç ka bërë
që të shkruaj apo bëj përpjekje kritikash të
denja dhe me interesin public e njerëzor sin ë
aspektin sociologjik, pedagogjik, kriminalistik
dhe socioshoqëror, duke shkruar më ashpër në
shkrimet dhe ankesat e mia, duke përfsjirë këtu
edhe aspekte hetuesie, gjykimi dhe të vetë
sistemit të burgjeve të regjimit jugosllav.
Kur të lexosh mbi padrejtësitë, që sipas
Foucault iu bëhen të burgosurve, të krijohet
përshtypja se të burgosurit janë njerëzit më
human, të ndershëm, të moralshëm dhe në
përgjithësi kanë virtytet më të pastra, ndërkohë
që ata janë shkelës të disa ligjeve në fuqi,
shkelja e të cilave përbën kundërvajtje apo
8
krim, e për të cilën gjë, ata paraprakisht janë të
vetëdijshëm se marrin dënim. Por, ke edhe të
atillë si kategori e veçantë njerëzish të cilët fare
nuk kanë bërë shkelje ligji, e që janë përdorur
dhe trajtuar si VIKTIMË , që e studjon edhe
shkenca e viktimologjisë .Ne mund të
pajtohemi të mos dënohen shkelësit e ligjit, por
kjo, çdo njeri e di se do të prodhonte një kaos
të vërtetë në shoqëri: ikja ndaj “padrejtësisë” së
tyre detyrimisht prodhon padrejtësi të reja.Por.
jo dhe assesi të dënohen edhe ata të cilët nuk
janë fajtor…
Pasi që shkelësi cenon lirinë apo pronën e një
tjetri, heqja e lirisë së tij është në korelacion
dhe përputhshmëri të plotë si me rregullat
morale, natyrore, ashtu edhe me ato ligjore,
prandaj ndëshkimi i tij është meritë e vet tij.
Të befasohesh me faktin pse të burgosurit kanë
një mbikëqyrje kaq të rreptë, sikur që bën
Foucault, është sikurse të befasohesh me vet
burgosjen e tyre, natyrisht, pasi të jetë vërtetuar
që ata kanë kryer një kundërvajtje, vepër
penale apo krim të caktuar, në bazë të shkallës
së cilave u përcaktohet dënimi.
9
…Një mbikëqyrje e tillë çfarë bëhet në burgje
është plotësisht e arsyeshme, në të kundërtën,
shkelësit e ligjit nuk do të ishte e nevojshme të
burgosen, pasi që arratisja e tyre, pikërisht në
mungesë të mbikëqyrjes do të ishte një praktikë
e përditshme. Një fakt tjetër brengosës është se
si Foucault nuk trajton gjithaq çështjen e
parandalimit të krimit jashtë kontekstit të
krimit, por përpiqet të nxjerrë metoda
socializuese vetëm pasi që krimi dhe ndëshkimi
të kenë ndodhur, dhe për më keq se kaq, vetëm
nëpërmjet tij, dhe jo para tij
10
krejtësisht të pavetëdijshme pajtohet me faktin
se shoqëria duhet të prodhojë njerëz që duhet të
burgosen, por se ajo ku duhet të përqendrohen
institucionet e burgjeve është eliminimi i
recidivizmit…!
Fakti se ata që kanë kryer një vepër penale janë
të prirur të përsërisin atë, kjo ndodh dhe jo
domosdoshmërisht e bën burgun fajtor.
Në të vërtetë esenca qëndron diku tjetër. Nuk
duhet të shtrohet çështja (të paktën jo para se të
zgjidhen një varg problemesh të tjera
paraprake) se të burgosurit pasi të dalin nga
burgu, prapë janë të prirur të bëjnë vepra të
paligjshme. Kjo nuk mund të jetë e thënun se
ndodh ashtu, dhe nuk zgjidhet dot problemi që
na shqetëson. Ajo që është brengosëse ka të
bëjë me faktin pse njeriu fillimisht e kryen një
krim, edhe duke qenë i vetëdijshëm se një
vepër e tillë është në kundërshtim me ligjin,
dhe rrjedhimisht përherë përcillet me masa
ndëshkuese, ai duhet ta ketë kuptuar në essence
qëllimin e resocializimit,madje të jetë i
kujdesshëm dhe mos përsëritet ndonjë krim.
Janë pothuajse të kota përpjekjet për t’i dhënë
11
përgjigje një pyetje të dytë para të parës,
veçanërisht kur ato janë të lidhura ngushtë mes
vete. Njeriu normal duhet ta kuptojë këtë, dhe
se më shumë se te pasoja duhet të përqendrohet
te shkaku i saj, pra jo tek përpjekjet si të bëhet
i burgosuri njeri i mirë, i edukuar, të
risocializuar e të transformuar (ngaqë kështu
vazhdimisht do të preokupohemi me edukimin
e delinkuentëve dhe kriminelëve – e që jo
gjithherë tregohemi të suksesshëm, për të mos
thënë rrallëherë tregohemi të suksesshëm si
i9nstitucion) por ajo ku duhet të përqendrohen
institucionet kompetente është edukimi i
shoqërinë, si rezultat i së cilës, nëse s’mund të
eliminohen krimet dhe burgjet si vendqëndrime
të ekzekutuesve të tyre, të paktën të reduktohet
numri i tyre.
Pastaj, edhe nëse burgu tregohet i suksesshëm
në transformimin e njerëzve, kjo nuk është një
meritë e shoqërisë, sepse shoqëria vazhdimisht
po tregohet e gatshme të prodhojë njerëz që
kanë nevojë t’u hiqet liria. Përkundrazi, vet
ekzistenca e burgjeve tregon mossuksesin e
shoqërisë, edhe nëse ato (burgjet) tregohen të
afta ta kryejnë me përgjegjësi funksionin më
12
thelbësor të tyre (risocializimin e të
burgosurve) dhe prandaj vetëm ndërtimi i një
shoqërie në të cilën ekzistenca e burgjeve bëhet
e panevojshme është tregues i suksesit të
shoqërisë si tërësi, dhe vetëm këtë herë ka vend
për krenari njerëzore.
…Për më tepër, burgu, vetëm (në rastin më të
keq) e ridefinon gjendjen e mjerë të
kriminelëve, ndërsa është shoqëria ajo që
vazhdimisht i prodhon ata…Edhe nëse burgu
nuk arrin t’i transformojë sjelljet e
delinkuentëve, ai megjithatë e kryen një rol të
tij, mbase jo më të rëndësishmin: kufizimin e
lirisë së kriminelit, me çka i pamundëson atij,
të paktën gjatë kohës sa është i mbyllur, të
kryejë krime të reja (përjashtojmë sjelljet në
burg). Burgu është kompetent të merret vetëm
me të burgosurit, ndërsa shoqëria si tërësi
(institucionet politike dhe jopolitike; agjensitë e
socializimit, mediet, shoqëria civile dhe
shoqëria në përgjithësi) duhet të merret me
vetëdijesimin dhe edukimin e individëve si
pjesë e tërësisë së asaj shoqërie që i takojmë.
13
Çështja është se kur një krim kryhet, sigurisht
se organet policore dhe ato të gjyqësisë janë të
obliguara të zgjedhin mes të paktën dy
opsionesh: arrestimin e kryesit të veprës dhe
lejimin e lirë të tij. Zgjedhja e opsionit të dytë
një kriminel assesi nuk e bë
14
që nuk falet, duke përdorur të ashtuquajturin
RAGUMENTUM BACILINUM-in si mjet.
Kjo ka ndodhur dhe akoma po ndodh, dhe kjo
është gjëja më e rrezikshme, e patolerueshme
dhe e papranueshme në një shoqëri të civlizuar
dhe demokratike ku duhet të mbisundojë realja
dhe LIGJI !
… Po çfarë ishte burgu i ,,Zenicës,, në Bosne?
Godina e burgut e rrethuar me mure betoni
prej guri të trasha 1 m. e të larta mbi 5-6 m. i
ngritur rrënzë një kodre shkënore si e prerë
me thikë nga një lartësi 100 m. ku qëndronte si
hije e gjithë atij burgu famkeq, në skaj të qytetit
të shkritores, quhet BURGU I ZENICËS, të
cilin e ndërtuan Austrohunagrezët para 200 e
sa vitesh dhe që dikur, po edhe gjatë sistemit
komunist jugosllav, është njohur si burgu më i
vështirë në botë dhe po aq i vështirë për
ndonjë arratisje në botën e lirë. Aty kalova vite
e vite të rinisë sime…!
…Si duket, ky burg pas rënies së Rankoviqit,
ka marrë statusin e Goli Otokut, si burg
federative, ku gjendeshin edhe mjaft shqiptarë
në vuajtje dënimi nga Kosova dhe gjitha trojet
15
e Jugosllavisë titiste.Në lidhje me jetën dhe
njerëzit që kanë kaluar këtu, në këtë burg deri
më sot, pas ardhjes së demokracisë, janë
xhiruar edhe disa filma, ashtu siç është bërë
edhe në burgun e Goli Otokut…(të cilin sot
venë e vijnë njerëz e turistë për ta parë nga afër
këtë ishull djalli, i cili është bërë i njohur me
anë të filmave që janë xhiruar mbi jetën dhe
njerëzit që nga kohërat e INFORMBYROS.
Por që, njeriu, ende nuk mundet dhe aq për të
mësuar diçka më shumë në lidhje me të
kaluarën konkrete të burgut me famë botërore,
ose rreth viteve që ka kaluar ndonjë person në
kthesat thepore të këtij ferri, për dramat dhe
tragjikën e viktimave këtej, sidomos ato
shqiptare…! Megjithatë, Goli Otoku i
tmerrshëm mbetet histori dhe sot si muze për
turistët, përçka do bëjmë fjalë një rradhë
tjetër…
Por, t’i kthehemi burgut të Zenicës: këtu të
burgosurit në vend të emrave, identifikoheshin
me numra të caktuar, emërtoheshin me numra.
Ja si dukej një ditë rutinë nga burgun
famëkeq të Zenicës:
16
6:00 – Të burgosurit zgjohen nga një zile
monotone e vendosur në koridor ose në të
ashtuquajtur ,,krahu,, të burg. Të burgosurit
çohen të disciplinuar, rregullojnë krevatet dhe
në rradhë lahen e pastrohen,ose ruhen me
nxitim, dhe ata që janë caktuar sipas rendit
shtëpiak pastrojnë dhomën.
7:00 – Pritet të bjerë një zile e dytë. Të
burgosurit duhet të dalin nga dhomat ose qelitë
e tyre dhe të vendosen përballë derës, të
rreshtuar nga një, dhe pasi të jetë bërë
numërimi i tyre, në rresht nga dy shkojnë me
rradhë në menzë ku hahet ushqimi.
7:30 – Hahet mëngjesi. Të burgosurit mund të
vazhdojnë në repartet e punës dhe prodhimit,
në ,,Shkritore,, ose dikund tjetër, varësisht ku
janë ata të caktuar për punë.
Të tjerët, të cilët kanë punuar në turnin e natës,
kthehen bashkarisht në menzë dhe hahet
ushqimi, a pastaj vazhdojnë në dhomat e
caktuara ku bëhet gjumi me orar të kufizuar,
duke u bërë edhe numërimi i tyre , i cili bëhet
nga gardianë të njëjtë.
08:00 – Fillon puna e njërit turn, dhe nga ana
tjetër gjumi dhe pushimi i turnit i cili ka punuar
17
natën, në turnin e tretë ose të katërt, varësisht
nga orari i caktuar nga Drejtoria e burgut.
11:00 të ditës ( ose në ora 22 për turnin e
natës) bëhet një pushim prej 30 minuta. Të
burgosurit kanë të drejtën të pinë duhan, të
hanë ushqim në vendet e lejuara të reparteve të
punës etj.
…Por, për çdo gjë nga këto që përmendëm, bie
zilja, e cila paralajmëron përfundimin e
pushimit dhe u jep kohë të burgosurve 05-10
min. për të vajtur ose për t’u rikthyer në vendet
e punës.
12:05 – (ose 23,30 min. gjatë natës) përfundimi
i punës. Të burgosurit vendosen në rresht, sië
ceka më lartë ku duhet të bëhet sërish
numërimi përpara se të venë e vijnë të hanë
mëngjesin, drekën apo darkën.Çdo gjë si pas
planit, orarit dhe programit të caktuar dhe të
përpiktë…
… Përfundimisht në kohë të caktuar gjatë 24
orëve, pas çdo numërimi ndizen dhe fiken
dritat…
( vijon )
18
===============
NGA BURGU I ZENICËS NË BURGUN E
,,IDRIZOVËS,,
Burgu i ,,Idrizovës,, ka historinë e vetë
trishtuese ! Është një burg i sigurisë edhe jo aq
të lartë, i cili gjendet nja 10-12 km larg
Shkupit, nga drejtimi i Velesit.Egzizton që nga
vitet e pas ardhjes së regjimit komunist në
Maqedoni, ishte aktiv gjatë diktaturës
kominterniste në Jugosllavi, dhe thuajse i njëjti
mbetet edhe tani, në vitet kur unë gjendem dhe
kaloj vite Brenda mureve të kësaj
kazamate…(Ndoshta, tanimë, sigurisht me ca
ndryshime në aspektin e rrendit shtëpiak dhe
rregullave juridike e demokratike sipas
reformave dhe standardeve që kërkohen me
kohën pas ardhjes së demokracisë, janë bërë
ndryshime!?!).
Në vitin 1990 në Burgun e ,,Idrizovës,, pati një
rebelim të të burgosurve, të cilët arritëm të
organizoheshim fortë, duke u grumbulluar
19
fillimisht në një sallë të madhe /punëtori/ afro
360 të burgosur, dhe aty nisëm grevën e parë të
cilën e organizova dhe udhëhiqja unë /Nafi
Çegrani/ me shumë të burgo
20
ankete që kasha bërë personalisht me të
burgosur, erdha në përfundim se kishte persona
të cilët për vjedhje të disa kutijash me kolaçe,
2-3 kg. suxhuk apo një kantë me djath prej 10
kg. apo edhe ca gjëra të tjera ushqimore, i
shkreti ishte fillimish ishte rrah gjer në
alivanosje nga inspektorët e milicisë me ç’rats
kishte pranuar edhe 4-5 vepra të thera të cilat
nuk i kishte kryer fare, dhe gjykata e kishte
dënuar me 6 ose 8 vite burg. Kishte edhe të
atillë fatprerësh të cilët, pasi ishin shtyp e
torturuar me metoda dhe mjete jo ligjore, duke
ushtruar dhunë të paparë mbi ta, të rrahur dhe
raskapitur me netë të tëra nëpër bodrume të
milicisë, ishin nënshtruar një lloj dhune të
përgjakur, kishin pranuar krime veprash të
cilëve nuk kishin qënë autorë të të njëjtave.
Kishte edhe raste shumë të çuditshme, si psh.
Veli Breza, një burrë fisnik i moshës gati 60
vjeç. Si drejtor i një kooperative në një fshat
afër Shkupit, e kishin ngrënë e plaçkitur disa
,,kapadahinj,, dhe ,,burra,, shteti apo disa ,,të
mëdhenj,, të ndonjë organi, e personalitete të
Partisë komuniste ose të KQ të cilët kanë jetuar
si pashallarë / të cilët i Veliu m’i përmendëte
21
me emra dhe mbiemra/. I shkreti ishte dënuar
për mangësi financash dhe ,,keqpërdorim,, me
12 vite burg. Pasi e lexova aktvendimin e
gjykatës, ia bëra një ankesë dhe njeriut ia uli
dënimin gati për gjysë.
… Gjatë zhvillimeve dhe ndodhive me grevën,
kasha edhe disa kërcënime nga Drejtoria dhe
njerëzit e Sigurimit. Por, unë nuk kasha të
ndalur me kërkesat e mia dhe atë që kërkonin të
burgosurit në përgjithësi,duke iu thënë
kompetëntëve dhe atyre që vinisn të
inspektonin nga Sekretarijati I atëhershëm për
Drejtësi / Ministria e Drejtësisë, u thoja se nuk
doja të bisedoja me to pa prezencën e Vasil
Topurkovskit dhe Vllado Kambovskit (ky i
fundit ishte Sekretar federative i Drejtësisë për
Jugosllavi). Të nesrit më thanë se Tuourkovski
ëshrtë gati për të ardhur në bisëdime, kurse
Vllado Kambovski për arsye se gjendej në
udhëtim zyrtarë në Argjentinë, nuk mund të
jetë present).
,, Ok, -u thash,- le të vjen Tupurkovski!,,
Pas disa orësh u dëgjua oshëtima e elikopterit I
cili ateronte mbi kulmet e burgut, dhe zbritën
diku në ato hapësira Brenda mureve. Vasili u
22
ofrua i pari, kurse të tjerët luta që të mbeteshin
prapa tij, ngase nuk kasha dëshirë që edhe
dikush tjetër da dëgjonte bisedën që do
zhvilloja me anëtarin e atëhershëm të Kryesisë
së Jugosllavisë, Tupurkovskin. Ishin shumë
personalitete dhe njerëz zyrtarë nga organet
kompetente, sidomos të asaj të Jurisprodencës,
si …. Branko Naumovski dhe të tjerë të cilët
nuk i njiha. Pas Tupurkovskit qëndronin vetëm
5-6 vetë ushatark të armatosur me
kallashnikova… Ia sqarova pikë e për pej
shqetësimet dhe kërkesat e të burgosurve, duke
ia sqarruar edhe shumë aspëktë dhe fakte në
lidhje me dënimet dhe trajtimin e të
burgosurve.
,,Edhe unë dua të flas diçka!- u dëgjua zëri i një
të burgosuri nga turma e grevës. E thërrisnin
,,hoxha,, i Kumanovës. Nuk di nëse vërtetë
ishte hoxhë. Por e ofrova që Tupurkovskit t’ia
rrëfen kërkesën dhe shqetësimin e tij.
,,Duam ushqim më të mirë, nuk kemi kushtre
dhe aq të mira!,,- u dëgjua zëri i tij i lodhur nga
ditët pa bukë dhe pa unë.
Të burgosurit në turmën e grevës filluan të
qeshin, si me ironi dhe u dëgjua një zë tjetër
23
nga rradhët e turmës, duke thënë:,,Lere he
burrë ato muhabete, se ne jemi mësuar me
,,lëng patatesh,, por fundja kjo nuk ka dhe aq
rëndësi, sepse e dim se jemi në burg dhe nuk na
kanë sjellur në hotel..!,,- qetësia qëndroi për ca
caste.
Tupurkovski më sqarroi për mosardhjen e
Vllado Kambovskit.
,,Gjendet në udhëtim zyrtar në Argjentinë dhe
koha nuk priste, ju jeni të lodhur, erdha
urgjentisht…!,,- duke kërkuar që të liroheshim
nga greva dhe të shkonim kun a priste një
,,drekë e shtruar,, me supë të ngrohtë dhe mish
të pjekur.
Megjithatë, e luta Tupurkovskin që të jepte
urdhër që askush nga të burgosurit mos
,,prekej,, me dorë nga gardijanët dhe nga
dokush tjetër, mos ketë presione ose rrahje për
ndonjë hakmarrje, sepse grevën e kasha
organizuar vetë dhe ja, po e udhëhiqja. Fundja
nuk ishte përgjegjës askush tjetër për këtë, dhe
se aty isha unë.
Tupurkovski ma dha fjalën se askush nuk ka të
prekët apo lëndohet.Bile, tha se Brenda dy
24
javësh do nis edhe procesi i lirimit të
burgosurve në shtëpi, e që do shkonte puna
sipas një rradhe dhe një rrendi zyrtar…
Dhe, ashtu u bë…ashtu ndodhi !
(Mjerisht, në atë kohë, pas grevës e cila mbaroi
me sukses dhe në dobi të të burgosurve, një
grup tjetër, si një Kolonë e Pestë, nuk di kush i
mashtroi dhe me çfarë qëllimi keqdashës, ose
për ndonjë karierizëm apo ,,patriotizëm,, të
rrem apo ndonjë inati personal ndaj meje, nisin
të përhapnin fjalë se ajo që tyha Tupurkovski
ishte ,,mashtrim,, dhe se duhej të
organizoheshin të burgosurit në një grevë tjetër
të ,,madhe,, të cilën do ta udhëheqnin disa
persona të degjenruar dhe një pjesë e tyre
ishiun si njëfarë klani spiunësh…Kështu arritën
një numër prej disa dhjetëra vetësh t’i fusnin
,,nën ombrellën ,, e tyre dhe u barikaduan…
Pjesa dërmuese e të burgosurve mbetën me
mua, sepse nuk i lejoja të bënin ndonjë
budallaki, se pas asaj që u krye, dikush
insistonte t’i mashtronte dhe do të ushtrohej
dhunë mbi ta. Ashtu edhe ndodhi:ata të cilët
shkuan me ,,patriotat,, asaj nate ishte tmerr,
togjet e specialcëve, i vënë në pranga, i rrahën
25
dhe i daktisën nëpër burgjet tjerë…Shpëtim
Pollozhanin me disa si ky, më duket i dërguan
në burgun e Podgoricës apo dikund tjetër…
Kjo ishte një histori tjetër, për të cilën duhet
shkruar, sepse u rrahën dhe dhunuan më kot
dhe me mashtrime shumë të burgosur nga
burgu i ,,Idrizovës,,.
(…Me rastin e grevës që organizova me të
burgosurit, Veli Breza u liria fare nga burgu,
dhe njashtu afro 600 të burgosur të tjerë gjetën
larine sipas premtimit që dha anëtari i Kryeissë
së Jugosllavisë Vasil Tupurkovski, me të cilin
kasha biseda kontree ballë për ballë në halën ku
ishim barikaduar gati 3 ditë e 3 netë të plota, pa
bukë dhe pa ujë…)
…Ishte një sfidë e madhe dhe një ngjarje
dramatike , shqetësuse për njeriun që mbante
një xixë shprese dhe ngadhënjimi për drejtësi
dhe liri…!
Në burgun e ,,Idrizovës,, mbaj mend kanë
vuajtur dënimin dhe vite të kota burgu me disa
intelektualë të famshëm si Pasho Maksuti,
Zeqiri-,,Zefi,, Tahir Hani, Kastriot Haxhirexha,
Hajredin Kaza dhe disa të tjerë nga Struga,
26
Dibra, Kërçova, Tetova dhe Kosova të cilëve
nuk u mbaj mend emrat.
… Brenda murreve të trasha të këtij burgu ka
një pallatë 4 katëshe dhe tri krahësh, si pavijon
dhe Brenda ,,krahëve,, të ndarë me rrjetë telash
për siguri. Madje ka edhe disa godina të tjera
që kanë shërbyer ( ose ende shërbenjë) si
reparte për punë të të burgosurve, por edhe
ambientet që shërbenin si mjedis pune më të
lehtë për njerëz më të moshuar, apo të cilët janë
me shëndet më të dobët. Aktualisht, nuk di
tanimë si është gjëndja e burgut të ,,Idrizovës,,
kur bë vitet kur isha unë aty, ishte në një
gjendje tërësisht pa kushte për të jetuar një jetë
normale burgu, edhe godinat disi jot ë
mirëmbajtura, me një arkitekturë tipike të
periudhes komuniste me forma të rregullta të
kodinës ,,trekëndëshe,, !
NJERIU DHE BURGU !
Ajo që dua të theksoj është fakti se gjatë viteve
që kam kaluar në burgje dhe Brenda muresh
kazamatesh sin ë atë të ,,Zenicës,, e madje edhe
në atë të ,,Idrizovës,, vuajtje dhe terror burgu
27
sin ë aspektin psiqik dhe fizik kam përjetuar në
lëkurën time. Megjiatë edhe këtë e mbaj si një
përvojë jetrë , si një sfidë, sepse jeta ka baticat
dhe zbaticat e veta ku valët e saj janë si ato të
detit që venë e vijnë me shumë stuhi dhe
murlane…! Megjithatë, më tepër duhet të na
shqetësojë nuk është pse riburgoset i burgosuri,
por pse burgoset njeriu, dhe këtë, jo vetëm se
numri i këtyre të fundit është dyfish më i lartë,
nëse jo më tepër, por sepse përherë gjenden
kandidatë potencial, të gatshëm t’i thyejnë
ligjet…Mua kjo, më ka ngjarë disa herë ose
edhe shumë herë të më mbajnë me muaj të tëra
të izuluar, pa patur ndonjë shkak apo arsyeje,
vetëm pse isha ky që jam, njeri që kasha
dinjitetin dhe krenarinë time…Vuajtjet ishin të
mëdha dhe të gjata, vuajtje burgu…Brenda
murresh, atje ku vështirë depërdojnë drita dhe
rrezet e diellit!
Dhe, nuk e ka lehtë NJERIU I burgosur nëse
është liridashës, apo e doja popullin e vetë,
historinë e lavdishme të kombit të tij, sepse
ishe I tillë siç je, NJERI që ke edukatën dhe
kulturën e popullit që I takon, apo edhe nëse
kishe guximin ta doje Shqipërinë apo Kosovën
28
, ose të të kënaqej shpirti kur shikoje si valon
flamuri me zhgabën dykrenare, ose ta
simpatizoje me gjithë shpirt Çamërinë, këngët
dhe valet e jugut të Shqipërisë, nuk do ta kishe
lehtë në atë regjim, sidomos nëse je duke
vuajtur ,,dënime,, në burgje!
Të gjitha këto kanë mjaftuar edhe për mua, kur
më kanë future në burg më 1981 dhe më kanë
dënuar me gjëra të kurdisura, me rast të
montuar, se tjetyër arsye nuk ka pas. Unë
mbajta edhe burgje me vite e vite, por vitëdija
ime dhe ndërgjegja mbeten të pastërta sepse
NUK JAM AUTOR i ndonjë krimi ose gjithë
asaj që e shpikën dhe trilluan hajnat kriminel të
nëntokës udbashiane siç ishin bylykbashat
Nikolla Ilievski, Sllobodan Stankoviq, Ante
Bernada, Stipe Grabovac, Fikret Bradariq,
Tihomir Baboviq ose dhe Ante Varunek e gjer
tek Stane Dollanci, Zdravko Mustaq, Mirko
Bunevski etj etj.Dhe, mjaftoi ajo që ceka më
lartë që të më fusnin në burg, ta montonin
Procesin ogurzi të Zenicës…
”Më mirë ta kemi nën dry sesa të jetë nën
vëzhgim tonë për gjatë gjithë kohës dhe
viteve”-, kështu sigurisht funksiononte logjika
29
e zbehtë dhe kriminale e UDB-së dhe KOS-it
apo sektorëve të tyre të SJB etj. Tani e kam
obligim dhe e ndjej për detyrë që ta njoftoj
opinionin e vendit dhe atë botëror mbi
arrestimin tim, torturat çnjerëzore që janë kryer
mbi mua me muaj e vite të tërë, gjykimin e
inskenuar dhe aktvendimet gjyqësore pa fake
dhe akuza të trilluara…Madje, dhe vuajtjen e
dënimit, duke më transferuar herë në njërin e
herë në burgun tjetër. Po përpiqem që me
aftësitë e mia modeste t`i përshkruaj të gjitha
ndjesitë e mia, për çka edhe iu shkruaj me vite
e vite të gjitha Gjykatave, organeve kompetente
të Drejtësisë në Bosne dhe Maqedoni, madje
edhe atyre Europiane për të Drejtat e Njeriut,
edhe OKB dhe Gjykatës së Strasburgut, dhe
ende me vite e vite jam në pritje që të lindet
NJERIU si eEmil Zola dhe tëe zbardhet
çështja e të vërtetës, pafajsisë sime dhe
drejtësia të shkon në vendin e vetë të duhur dhe
të drejtë. Bindja e plotë dhe besimi i patundur
se e vërteta dhe drejtësia herët apo vonë do të
triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë
shqiptarë ose edhe të tjerë të cilët janë dënuar
me akuza të rreme dhe procese të montuara,
edhe mua më bënë më të fortë, të qëndrueshëm,
30
më të papërkulur, para presionit të policisë
fashiste jugosllave në relacionin ShkupBugojno-Zenicë dhe vështirësive të shumta që
më përcollën gjatë 16 apo 19 muajve të kaluara
në ferrin e skëterës dhe qelitë me njolla gjaku
në paraburgim dhe në burgje. Nuk jam as i pari
dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne
shqiptarët në Jugosllavi kjo ishte gjë e
rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në
kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas
hapi nga gardianët e burgjeve, për fatin dhe
përjetimet e mia si dhe të shumë të burgosurve
të tjerë qofshin kroat, shqiptarë, boshnjak etj në
Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte
zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi
që ushtruan milicia, apo SDB me klanet e tyre
kriminale e fashisoide me URDHËR nga
Shkupi ose Beogradi kundër meje dhe atyre që
I dënuan me mua vetëm pse ishim shqiptarë.
Proces I zhvilluar në baza nacionale dhe me
motive politike për ,,vrasje,, që nuk egziston,
ose që për mua nuk e kam në dijeni, as që kam
nevojë apo motiv të vras ndokend që as nuk e
kam njohur ose pa me sy ose takuar
ndonjëherë në jetë…!
31
(vijon )

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media