Loading...

Ngjarja në ish-Bllok/ “Një komando hero, përballë kriminelëve”

bllok-elvana-681x382.jpg

Nga Flamur Vezaj

Një komando hero, përballë kriminelëve!

Meviol Bilo, apo siç e thërrasin kolegët e tij Joli, i dekoruar dhe vlerësuar me nota maksimale disa herë nga shteti shqiptar e aleatët si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zone malore! Është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare, i cili ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Republiken e Çadit në Afrikë, Irak e Afganistan!

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e kompanisë luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e në vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan, ku në një nga këto misione humbi jetën edhe oficeri Feti Vogli! Sipas burimeve nga ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, etj dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterror në Forcat e Armatosura! Përshkruhet si djalë punëtor, i përkushtuar, i drejtë dhe shume i qetë! I paskeduar ndonjëherë nga Policia!

Ervin Mata, biznesmen për shkak se familja disponon disa prona, ka një biznes hotelerie familjar dhe ka investuar në ndërtim në Tiranë! Frekuentues i jetës së natës dhe i fejuar i këngëtares Elvana Gjata dhe i paskeduar nga policia për ndonjë vepër në Shqipëri!

Fabiol Alushi, është përfshirë në sherr vetëm se ka pasur qëllim qetësimin e situatës, që me pas doli nga kontrolli dhe është larguar nga lokali bashkë me të dyshuarit!

Geldo Hoti, dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit si autorë të largohen nga vendi i ngjarjes! I padënuar më parë!

Të shpallurit në kërkim përballë tre të “dëmtuarve” me një CV të pasur kriminale!

Ervis Martinaj, i dënuar nga drejtësia për organizim të lojërave të fatit të palicensuara, i dyshuar për disa ngjarje kriminale, si vrasja e Elvis Doçit, Enton Nikaj, gjobëvënie e kanosje të efektivëve të policisë, i skeduar si person me precedentë të theksuar kriminal dhe i dhunshëm!

Fabiol Gaxha, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i referuar në raportet e policisë si person me rrezikshmëri shoqërore për shkak të prirjeve kriminale!

Esmerald alias Eljon Hato, i dënuar disa herë nga gjykatat dhe i hetuar për vrasje e porositje të vrasjes nga burgu! Disa herë i skeduar nga policia dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore!

Më lart rendita disa FAKTE për të kaluarën e personave të përfshirë në ngjarjen e zonës së ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosen! Vetëm nga leximi i CV-së e kuptoni se me çfarë personash kemi të bëjmë dhe si mua edhe juve besoj ju shkon në mendje pyetja, se çfarë e shtyu të dyshuarin “hero” të ushtrisë të qëllojë ndaj këtyre tre personave me CV të pasur kriminale dhe që bartin mbi supe minimumi nga një dyshim për vrasje!

A thua aq ngushtë ia kishin sjellë E. Matës dhe M.Bilos sa të kundërpërgjigjet ky i fundit në mënyrën më ekstreme, atë të shkrepjes së armës! Ndoshta është herët, por kam përshtypjen se “heroi” ushtarak ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi të dhënat paraprake thonë se ka qenë Fabiol Gaxha që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar i pari në drejtim të personave tashmë të shpallur në kërkim! Por të presim deri në fund të hetimeve!

Është e disata herë që ushtarakë të forcave komando përfshihen në ngjarje kriminale apo janë në krah të personave edhe me rrezikshmëri shoqërore apo detyrohen të bëjnë punë të “shoqëruesve” për shkak të pagave qesharake që marrin! Kjo pagë, mendoj që e ka shtyrë edhe M.Bilon që të mos rrijë pas punës në ushtri me dy fëmijët e tij, por të dalë t’i dëgjojë po… e E. Gjatës e të përfshihet në një ngjarje që jo vetëm i shkatërroi karrierën, por i rrezikohet edhe jeta atij e pjesëtarëve të familjes së tij! E për çfarë, sepse shteti nuk është në gjendje t’i japë një vlerësim të kënaqshëm financiar qe ai dhe shumë kolegë të tij, që janë aset kombëtar, të mos përfshihen në ngjarje të tilla!

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media