Loading...

Ngjela: Nishani s’do Guvernator të huaj, po tenton të fshehë vjedhjen

wpid-spartak-ngjela.jpg

Përmes rrjetit social ‘Facebook’ Spartak Ngjela ka hedhur akuza drejt Presidentit të Republikës, në lidhje me qëndrimin e tij për përzgjedhjen e një Guvernatori të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë. Sipas Ngjelës, Nishani përmes këtij veprimi kërkon që të fshehë vjedhjen reale të Bankës së Shqipërisë. “Kush e ka vjedhur Banken e Shqipërisë në këta dhjetë vjet? Kjo është pyetja që bëjnë sot shqiptarët. Sigurisht ata që po mbron Presidenti me aktin e tij të rëndë. Po Rama si kryeministër çfarë duht të bëjë? Duhet të ndryshojë urgjentisht ligjin.”- shkruan në Ngjela. Sipas tij, Rama duhet të ndryshojë ligjin, në mënyrë që Guvernatorin e ri i BSH ta propozojë vetë. “Bën shumë mirë që bashkpunon më PDIU-në, por duhet që të vijojë politikën për një kushtetutë të amenduar; kurse për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, nuk ka nevojë që të preket kushtetuta. Mund të ndyshohet ligji, në mënyrë që Presidenti, të jetë i detyruar që të sjellë në Kuvend propozimin e Kryeministrit dhe jo që të ketë të drejtë që Presidenti vetë t’ia dërgojë ai Parlamentit”

Shënimi i plotë i Spartak Ngjelës në FB

Pse e refuzon Presidenti i Republikës një Guvernator të huaj për Bankën e Shqipërisë.?

Kryeministri Rama kërkoi të emërojë në postin e Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë, ish guvernatorin e famshëm të Argjentinës, Mario J. Blejer: një personalitet të mirënjohur botëror. Presidenti i Republikës s’e pranon. Pse?

Banka është vjedhur; kete tani e di e gjithë Shqipëria; kurse vjedhja duhet parë nga brenda dhe duhet hetuar nga profesionistë. E para gjë që do të bënte një Guvernator i huaj profesionist, do të kryente me kompetencë auditin me njerëzit e vet. Kush e ka vjedhur Banken e Shqipërisë në këta dhjetë vjet? Kjo është pyetja që bëjnë sot shqiptarët. Sigurisht ata që po mbron Presidenti me aktin e tij të rëndë. Po Rama si kryeministër çfarë duht të bëjë? Duhet të ndryshojë urgjentisht ligjin. Bën shumë mirë që bashkpunon më PDIU-në, por duhet që të vijojë politikën për një kushtetutë të amenduar; kurse për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, nuk ka nevojë që të preket kushtetuta. Mund të ndyshohet ligji, në mënyrë që Presidenti, të jetë i detyruar që të sjellë në Kuvend propozimin e Kryeministrit dhe jo që të ketë të drejtë që Presidenti vetë t’ia dërgojë ai Parlamentit duke zgjedhur një mga anëtarët e Keshillit Mbikqyrës, sikurse e kërkon ligji aktual. Presidenti nuk e ka këtë një kompetencë substanciale, por krejt formale, përderisa kanditatura duhet të shkojë në Parlament, është vullnëti i Parlamentit dhe jo ai i Presidentit në emërimin në këtë post të lartë. Propozimi nuk është vullnet për emrim, por vullnet për propozim: domethënë është kompetëncë krejt formale. Atehërë, këtë fotmalizëm mund ta ndryshojë si të dojë ligji organik i Bankës së Shqipërisë. Sot ky formalizëm është që, Presidenti zgjedh një nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës, dhe këtë ia dërgon Kuvendit për ta zgjedhë si Guvernator. Shumë mirë, ligji mund të ndërrohet që, Presidenti, nuk e zgjedh Guvernatorin nga Këshilli Mbikqyrës, por nga propozimi i kryenministrit. Kjo, nëse ligji nuk do të lihej kështu siç është, pasi të abrogohet neni që nuk e lejon një të huaj që të jëtë Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në të kundërt, ligji mund të lihet kështu siç është, por, pasi Parlamenti të emërojë vetë guvernatorin e huaj si anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bakës, duke i rëzuar në Kuvend të gjitha kanditaturat e tjera të propozuara nga Presidenti, i vjen radha që të propozohet i Huaji që është anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Kjo është mëse normale për një procedurë parlamentare.

Është një diskreditim i madh për shqiptarët dhe për Shqipërinë, që sot, të gjithë janë lëshuar si çakej të vjedhin shqiptarët. Rama duhet të qëndrojë deri në fund, sepse pa një Guvernator profesionist nuk del dot nga kjo Krizë që ka mbërthyer Shqipërinë financiarisht. Është një zgjedhje shumë e gjetur ish guivernatori i Bankës Qëndrore të Argjentinës, sepse ai është një nga ekonomistët më të mëdhenj të kohës; dhe duhet të kuptohemi: Guvernatori duhet të drejtojë politikën monetare, dhe duhet të na përgatisë me kompetencë se cfarë duhet të bëjë Shqipëria në të ardhmen në lidhje me Euro-n. Duhet që ai, profesionalisht, të shohë më vëmendje precedentin kosovar, dhe duhet gjithashtu që në politikën monetare që do të ndjekë, ta këtë parasyh patjetër edhe tregun dhe politikën monetare në Kosovë. Kryeministri aktual duhet të dijë se, më këtë masë monetare që është në treg, me këtë nivel inflacioni dhe më këtë prurje nga remitancat dhe turizmi, por edhe nga eksporti, fitimi i Bankës së Shqipërisë mund të arrijë shuma shumë të mëdha, të cilat deri tani kanë humbur. Po kjo do të varët nga Guvernatori. Duhet politikë e ashpër dhe adeguate për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, dhe kundër hajdutëve që janë lëshuar për të vjedhë varfërinë e shqiptarëve. Por a do ta çojë dot deri në fund kryeministri Edi Rama këtë çeshtje?

Komentet

Leave a Reply

Top