Një botë ndryshe

safe_image2.jpg

Dardan Islami

Ishin spiunët ata që dikur po e bënin Luftën e Ftohtë, ndërsa sot atë po e bëjnë hakerët. Derisa militarizimi dhe manovrat ushtarake po vazhdojnë, ku dëgjohen akuza dhe kërcënime, fjala “paqe” më nuk dëgjohet, duket se tash për tash kjo fjalë është zhdukur nga vokabulari politik global.

Vetëm disa ditë pasi që tregjet kineze po shënonin një rënie enorme muajin e kaluar rreth 30%, si pasojë e devalvimit që kinezët po i bënin valutës së tyre –  juanit, një eksplodim i madh fshiu nga faqja e dheut rreth 3 hektarë në portin Tianjin, duke lënë të vdekur 173 persona dhe një vrimë të madhe në tokë, por asnjë shpjegim se çka me të vërtetë ndodhi aty? Të nesërmen helikopterët e armatës kineze po patrullonin qiejt e Pekingut, ndërsa çdo informatë dhe koment në rrjetet sociale në lidhje me eksplodimin po fshihej automatikisht nga autoritetet atje.

Pas paradës ushtarake, ku Kina po tregonte muskujt dhe pas manovrave të përbashkëta me ushtrinë ruse, nuk munguan as incidentet në ujërat e Alaskës nga flota e saj, që tashmë edhe zyrtarisht është në gjendje gatishmërie. Ndërkaq javën që lamë pas, Rusia filloi zbarkimin e trupave të saj në Siri, ku po ndërton një bazë ushtarake me qëllim për ta luftuar ISIS-in, prej nga fluksi i refugjatëve tash e sa kohë po e trazon Evropën.

Dhe kur dimri po afrohet, Hungaria e mbylli kufirin e saj me Serbinë, duke e bërë Ballkanin stacionin e fundit për dhjetëra mijëra refugjatë, mes tyre edhe shumë terroristë të infiltruar, që mund ta trazojnë këtë rajon. Këto ditë NATO-ja edhe zyrtarisht i bëri ftesë Mal të Zi që të anëtarësohet në aleancën veriatlantike dhe ne na mbetet të shpresojmë se rusët nuk do ta shohin këtë veprim si provokim ndaj tyre dhe se ekspedita e radhës së Putinit të mos jetë Ballkani.

Shtetet e Bashkuara tash për tash mbeten të preokupuara me valutën e tyre – dollarin, e rrezikuar dhe ekonominë e tyre që tashmë nuk është ekonomia e parë e globit. Pas këtyre sulmeve që po pësojnë valutat dhe ekonomitë e fuqishme nga njëra-tjetra, nuk mbetet asgjë tjetër përpos ballafaqimit ushtarak. Javën e ardhshme, më 23 shtator, Papa Francis pritet ta vizitojë për herë të parë Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu do t’i drejtohet Kongresit amerikan dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York. Porosia e kësaj vizite historike zyrtarisht ende nuk dihet, por teoricientët  konspirativë thonë se në agjendën e tij është prezantimi i një rendi të ri botëror!

Komentet
Loading...

0 thoughts on “Një botë ndryshe”

  1. Taip says:

    Nese eshte Zogu thradhetar apo hero varet nga kendveshtrimi i partive politike. Si p.sh. dhendri malazez, respektivisht, Sali Berisha e ka shpallur ate hero, sepse per te tradhetia eshte shume sublime dhe kalon pa turbullira neper ndergjegjen e tij qe fal toka shqiptare si ai i pari dhe favorizon biznesmenet serb mbi ata shqiptare. Nese e pelqente aq shume Zogun te pakten te kopjonte legjislacionin moderne te qeverisjes se Zogut, e jo ta bente Shqiperine bashibozuk ne nivel te njejte me vendet afrikane.

Leave a Reply

Top