Loading...

Një copë shqip nga Ballkani në mes të Gjermanisë

jehona-bend.jpg

Grupi Jehona&Band tanimë i njohur për publikun që preferon dhe frekuenton mbrëmjet live, lirisht mund të thuhet se janë një ndër grupet më të vecanta të estradës tonë ngaqë kreativiteti I tyre si grup i ka shtyrë drejt suksesit edhe pse ata ende nuk kanë as edhe një këngë origjinale të tyre mirëpo një shumë të madhe të këngave të vjetra e legjendare falë grupit Jehona&Band , ata këngë tani më do ti kemi në verzione më moderne që pse jo edhe rinia ti dëgjoj e të mbeten të pavdekshme ato perla shqiptare.

Grupi Jehona & Band do të performojnë live në një galeri në Berlin të Gjermanisë , ata janë të ftuar për të përfaqsuar dhe pse jo promovuar kulturën e Ballkanit një publiku që mbase shumë pak ka njohuri per ne.

Këngëtarja e cila do të shoqërohet me disa instrumente mjaftë të bukura sic janë kitara ( Jehona ) ,perkusion (Besnik Veseli) , klarinetë ( Kader Misini) dhe piano ( Shkelqim Jahi) . Vlen të ceket se e gjithë mbrëmja do ti kushtohet grupit shqiptarë. Neve s;na mbetet gjë tjetër vec se ti urojmë grupit ta përfaqsoj sa më denjë kulturën tone të bukur, edhe pse nuk dyshojme./Ardit R-Shqipmedia/

thumbnail_j thumbnail_jehona

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media