Loading...

Një i vdekur dhe katër të lënduar pas përleshjes mes tifozëve (VIDEO)

fans-clash-napoli.jpg

Përleshja ka ndodhur mes tifozëve të Interit dhe Napolit

Mbrëmje me shumë incidente në qytetin e Milanos, për duelin Inter-Napoli. Një lajm i hidhur që ka të bëjë me sfidën mes Interit dhe Napolit, e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje. Një tifoz zikaltër, i moshës 35 vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marrë pasi u përplas nga një furgon me të cilin udhëtonin mbështetësit e Napolit. Tragjedia ka ndodhur pranë “San Siros”, para se të niste ndeshja. As intervenimi kirurgjik nuk ka mundur t’i shpëtonte jetën këtij tifozi.

Kjo ngjarje ka ndodhur diku një orë para se të fillonte ndeshja me të dyja grupet e tifozërive që filluan të sulmonin njëra tjetrën, derisa tifozët e Napolit duke u munduar të iknin nga vendi i ngjarjes e kanë goditur tifozin e Interit, i cili sot nuk ka mundur t’u shpëtonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media