Loading...

Një i vdekur në një aksident trafiku afër Strugës

60904-sss-305gjya35rl7r7pk5hhvre.jpg

Një person e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Ohër -Strugë në afërsi të Eurohotel.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski informoi se fatkeqësia ka ndodhur reth orës 20 kur një automjet motorik për udhëtarë “Fiat karavan” nga shkaqe akoma të panjohura ka dalë nga rruga.

“Një person i lindur në vitin 1986 ka ndërruar jetë, një është dërguar në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa tre në Spitalin e Strugës”, deklaroi Dimovski.

Në vendngjarje ekspertizë ka kryer prokurori publik në prani të ekipeve të policisë nga policia rrugore në Strugë.

Komentet

Leave a Reply

Top