Loading...

Një ish kampion bote këshillon Messin

Messi-640x480.jpg

Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, jo vetëm në këtë periudhë, por në të gjithë historinë e këtij sporti. Gjithsesi, yllit argjentinas i mungon në Palmaresit e tij të trofeve, titulli kampion bote me kombëtaren, ndonëse në vitin 2014 shkoi deri në finale.

Botërori ‘Rusi 2018’ shikohet si një mundësi mjaft e mirë për Messin që të synojë titullin kampion me Argjentinën, ndërsa për yllin e Barcelonës ka ardhur edhe një këshillë e veçantë.

Ish futbollisti argjentinas, Oscar Ruggeri, i cili ka fituar një Botëror me bardhekaltërit në vitin 1986, ka thënë se Messi nuk duhet të luajë më me Barcelonën, por të përqendrohet në Botërorin e Rusisë.

“Leo mund të marrë në telefon presidentin e klubit dhe t’i thotë që nuk do të luajë me skuadrën, por do t’i përkushtohet vetëm kombëtares. Ju mendoni se Barcelona nuk e fiton kampionatin po nuk luajti Messi? T’i thotë që kjo është Kupa e tij e Botës dhe të nisë përgatitjet për Botërorin. Më 1986-ën u përqendruam 65 ditë përpara. U mblodhëm të gjithë bashkë për të përgatitur aventurën në Meksikë”, theksoi Ruggeri.

Komentet
Top