Loading...

Një tjetër skandal përfshin Preisdentin, Donald Trump

Një-tjetër-skandal-përfshin-Preisdentin-Donald-Trump-660x330.jpg

Pa u mbyllur ende çështja e bllokimit të buxhetit, një tjetër skandal pritet të përfshijë shtëpinë e bardhe dhe konkretisht Preisdentin Donald Trump. Ai mund të jetë me shumë gjasa presidenti i parë amerikan ndaj të cilit FBI-ja ka hapur një hetim kundërspiunazhi. Të paktën kështu pretendon prestigjiozja The Nju York Times e cila shkruan se ka në duar një raport sekret i cili vërteton se hetimi ka nisur menjëherë sapo Trump pushoi nga puna James Komein, në momentin që ky sipas Trump po harxhonte shumë kohë duke hetuar linjën ruse në fushatën e presidentit, atëherë ende kandidat. I gjithë ky raport sipas gazetës tashmë është konfiskuar nga hetuesi Maller, dhe është përfshirë në hetimin e tij në lidhje me ndikimin e Rusisë në zgjedhjet në SHBA. Interesant është edhe reagimi i presidentit që është mjaftuar me një Tuitter ku kritikon të dështuarit e Nju York Times dhe të korruptuarit drejtues të dikurshëm të FBI-së të cilët thuajse të gjithë janë të pushuar nga puna për shkaqe shumë të keqija, “sepse kanë hapur një hetim ndaj meje pa shkaqe dhe prova vetëm se shkarkova gënjeshtarin James Komei”, e shpjegon Trump. Nuk është nga ata Tuittera sulmues të Trump, sepse ai e di mirë se sa delikate është çështja. Ekspertët në mediat amerikane e kanë cileëuar mjaft të sigurt raportin ndeësa ish drejtues të FBI kanë theksuar se do të ishte papërgjegjshmëri për agjensinë të mos niste hetim pas shkarkimit të Komeit. Ndërkaq burime pranë shtëpisë së bardhë kanë theksuar se Trump po ngre një trupë juristësh e cila do të luftojë për të mos lejuar që raporti hetimor të publikohet apo të paraqitet përpara kongresit apo senatit. Ndërkaq një tjetër media prestigjoze godet Trumpin në një tjetër drejtim . Uashington Post shkruan se nuk ka asnjë material të regjistruar apo arkivuar për çfarë është folur në 5 takimet e Trump me presidentin rus Putin. Shtëpia e bardhë reagoi duke e konsideruar një sulm të paprecedente të medias ndaj presidentit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media