Një ushqim për çdo dhimbje

0-153.jpg

Dhimbjet e ndryshme në organizëm mund të përballohen jo vetëm me konsumimin e ilaçeve por edhe me përdorimin e ushqimeve të ndryshme për disa nga problemet më të shpeshta shëndetësore.

Dhimbje e muskujve mund të mënjanohen me konsumimin e qershive. Qershitë përmbajnë enzimë anti-inflamatore si iboprofeni, por pa asnjë efekt anësor dhe efekt të kundërt në stomak dhe veshka.

Një grusht qershi apo dy gota me lëng qershie në ditë, do të ndihmojnë që të zvogëloni dhimbjen e muskujve.

Nëse keni probleme me memorien konsumoni farat e lulediellit. Ato janë të pasura me vitamin E, që mbron neuronet në tru nga stresi i akumuluar, kështu që ndihmon në një shëndet të mirë mendor. Mjafton të konsumoni një çerek filxhani në ditë.

Konsumimi i një veze në ditë do të ndihmonte në rritjen e përqendrimit nëse ju mungon. Ato përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë trurin të transmetojë urdhrat në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e membranave qelizore.

Depresioni mund të luftohet me konsumimin e orizit integral. Karbohidratet ndihmojnë që të prodhojnë serotoninin që ndihmon me depresionin.

Ata që kanë probleme me pagjumësinë në ndihmë do t’u vijë mishi i pulës, mjafton 100 gramë në ditë. Mishi i pulës përmban një aminoacid që ndihmon trupin për të prodhuar hormonin melatonin që ndihmon për të fjetur më mirë.

Çaji i gjelbër ndihmon për sytë e ënjtur. Nëse konsumoni të paktën një filxhan çaji të gjelbër në ditë, pas ngrënies ai do të bëjë që rrathët e zinj rreth syve të zvogëlohen. Poashtu, çaji i gjelbër ndihmon që ënjtja në trup të reduktohet.

Nëse ju mungon energjia bananet janë zgjedhja juaj më e mirë. Banania është e pasur me potasium dhe magnezium që janë elementet kyçe për të prodhuar dhe ruajtur energjinë. Vetëm një banane në ditë do t’ju kthente energjinë e humbur.

Kundër lëkurës me rrudha ndihmon portokalli pasi që vitamina C që përmban ndihmon trupin që të prodhojë kolagjenin, një proteinë që e mban lëkurën të re.

Komentet
Loading...
Top