Loading...

Një vit pa kolosin – Dritëro Agollin

don.jpg

Shkruan: Donika Bakiu për ShqipMedia

( I PËRNDJEKURI I DASHURISË)

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vëne
Po çudi as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua
I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë
Ky burgim sa do zgjasë s’e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç  ti eja me shih në qeli
Të përndjekurit tënd i vjen mirë.

Më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare vdiq poeti, prozatori dhe publicisti Dritëro Agolli. Gjeneratat e arta të krijuesve shqiptarë po vdesin, të shpresojmë se do të lënë të tjerë  pas për të vazhduar rrugën e tyre. Agolli ka lënë shumë vepra të mëdha pas. Një prej personazheve më të njohur të letrave shqipe ishte Dritëro Agolli. Historia e djaloshit nga Menkulasi i Devollit afër Korçës, që udhëtimi në Petërburg do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën, duke iu përkushtuar letërsisë. Ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë pas viteve ’90 dhe një njeri që nuk i ka fshehur bindjet e tij të majta, ai ka ruajtur profilin e një njeriu që politika nuk ka mundur t’ia zbehë atë tisin e hollë, por magjik të shkrimit. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit.Ta kujtojmë gjithmonë shpirtin e një artisti që me veprat e tij  do të  jetë gjithmonë mes nesh . Së fundi, mund të themi, se Dritero Agolli është dhe do të mbetet jo vetëm një prozator  i papërsëritshëm , por dhe një poet lirik brilant. Nëpërmjet poezive të tij, shumica e të cilave ka marrë ngjyrat e një hiti të bukur poetik, ai përçon te lexuesit mesazhe të ngrohta për jetën dhe dashurinë, për ëndërrat dhe lirinë, të cilat e bëjnë njeriun me krahë e të lumtur.Dritëro Agolli vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme që ka nxjerrë ky vend në këtë gjysmëshekull, si modeli më i mirë që duhet të ndjekin intelektualët e së nesërmes.

Komentet
Top