Loading...

Njihuni me Huahine-n, ishullin e grave në Polinezi – FOTO

0l-9.jpg

Në Polinezi, ‘Ishujt e Shoqërisë’ fshehin një perlë të vetme që ndodhet vetëm 40 minuta larg nga Tahiti. Huahine, gjithashtu i quajtur “Ishulli Sekret” ose Ishulli i Grave, është një parajsë e vërtetë ku mund të jetoni si një vendës në atmosferën e relaksuar të kësaj ëndrre polineziane: ishulli ka vetëm tetë fshatra të vegjël të shpërndara përgjatë 47 kilometrave katrorë të ishullit.

Huahine përbëhet nga dy ishuj, të rrethuar nga një lagunë me ujë të kristlatë. Peizazhet e tij të mrekullueshme janë mjedisi i përsosur për vizitorët që kërkojnë një përvojë autentike: një trashëgimi stërgjyshore e bërë nga mbetjet arkeologjike, por edhe plazhet e bukura me rërë të bardhë, ngjyrat e mrekullueshme të lagunës dhe aromat e ëmbla që vijnë nga plantacionet e vaniljes.

Ishulli i Grave – Huahine do t’ju joshë me legjendat e tij intriguese. Në fakt, emri i tij në gjuhën tahitiane fjalë për fjalë do të thotë “vaginë” ose “seks” për shkak të formës së saj që të sjellë ndër mend organin seksual femëror. Ishulli quhet edhe “Ishulli i Grave”, për shkak të formës së veçantë të majave të saj që të kujtojnë profilin e një gruaje të shtrirë në shpinë, të cilën ju mund ta identifikoni duke shijuar një pamje të pabesueshme përgjatë bregdetit të saj. Një itinerar 4-ditor është ideal për të zbuluar tiparet e veçanta të ofruara nga ky ishull i ëndrrave: aktivitete në det si surfing, turne varkë, kanoe, jaht ose ski jet, ose edhe seanca snorkeling. Së fundi, Huahine është destinacioni ideal për adhuruesit e sporteve ujore. Në fakt, çdo vit laguna e saj zhvillon një kompeticion të quajtur Tahiti Pearl Regatta. Tani në edicionin e tij të pesëmbëdhjetë, eventi do të mbahet nga data 7 maj deri në 12 dhe gara do të vijojë nëpër lagunat madhështore të Huahine, Raiatea, Taha’a dhe Bora Bora. Për t’u njohur me kulturën dhe historinë e këtij ishulli mund të vizitoni disa zona arkeologjike në Maeva, përgjatë gjurmëve të trekking në malin Tapu në Huahine Nui ose në malin Pohue në Huahine Iti.

Polinezia më autentike – Ishujt e Tahitit janë një parajsë fantastike në Paqësorin e Jugut përhapur në pesë arkipelagë të mëdhenj. Të rrethuar nga ujërat e pastra kristaline, 118 ishujt ofrojnë përpos bukurisë natyrore, një kulturë autentike dhe mënyrën origjinale polineziane të jetës. Ishujt tahitian janë të njohur në të gjithë botën për plazhet e tyre me rërë të bardhë, lagunat bruz, si dhe peisazhet e tyre të jashtëzakonshme duke filluar nga zonat e mrekullueshme tek majat e pabesueshme vullkanike. Së fundmi, Huahine është destinacioni ideal për adhuruesit e sportit ujor.

Komentet
Top