Loading...

Njoftim për të gjithë vizitorët e Palma Mall – Tetovë

thumbnail_DSC_0060.jpg

Palma Mall i informon të gjithë vizitorët e qendrës tregtare që tani është vënë në funksion hapësira e parkimit të brendshëm në nivelet -1 dhe -2 dhe se ai është parkingu i vetëm të cilin e përdor dhe administron qendra.

Parkingu i ri është bërë sipas të gjitha standardeve dhe rregullave më të reja botërore. Ka kapacitet prej 880 vendeve për parkim, është i tëri i shënuar me shenja komunikimi, sistem kundër zjarrit, hidrant, vende për njerëz me aftësi të kufizuara. Parkingu është bërë dhe përshtatur për furgonë dhe kamionë me lartësi deri më 300cm për shpërndarjen e mallrave. Në të njëjtën kohë, në parkingun gjendet dhe lavazh profesional për makinat dhe dyqane të tjera shërbimi.

Sikurse deri më tani, parkingu është FALAS për të gjithë vizitorët e qendrës tregtare.

SHËNIM: Hapësirat e jashtme për parking nuk janë në pronësi dhe nuk administrohen nga qendra tregtare Palma Mall. Për më shumë, Palma Mall nuk ka juridiksion mbi të njëjtat nëse ka ndonjë pagesë për përdorimin e shërbimeve të parkimit në ato zona.

Komentet
Top