Nokia 3310

auto_1496242733hmd-3310_sales1496306580.jpg

Sasia e parë e telefonit ikonë të rilançuar, 3310 e Nokias, është shitur e tëra me rezervime të mëparshme, në ditën e parë të daljes në treg në Finlandë, të mërkurën, pas një suksesi të ngjashëm më herët në Britani.

Dikur prodhuesi më i madh në botë i telefonëve celularë, Nokia ia shiti degën e saj operacionale Microsoftit në vitin 2014 dhe mbeti e fokusuar te pajisjet e rrjeteve telefonike.

Por emri i saj po rihyn tani në tregun e celularëve, nëpërmjet një marrëveshjeje me “HMD Global”, një kompani e re e udhëhequr nga ish-drejtues të Nokias dhe e mbështetur nga gjiganti kinez i elektronikës, “Foxconn”.

Nokia 3310, një telefon thjesht për të folur dhe për të shkruar mesazhe, ishte aparati më popullor në botë në vitin 2000 dhe i pari telefon celular i shumë përdoruesve të “smartphone”-ve të sotëm. Versioni i rifreskuar, me ngjyrat blu, gri, të kuqe e të verdhë, mban sërish lojën klasike “snake” apo “gjarpri”, e shitet për 49 euro, apo 52 dollarë amerikanë.

“Ne nuk e shohim atë si një produkt që konkurron ‘smartphone’-t. Ai mund të jetë telefoni i dytë i juaji, mund të jetë telefoni juaj i parë. E shohim edhe nga kjo perspektivë. Për më tepër, në kohët tona, ky kthimi prapa është diçka trendy”, tha drejtuesi i Nokias.

Vet përdoruesit thonë:

“Shërben për t’u shkëputur nga mediet sociale. Nuk ka Instagram dhe as Snapchat dhe mund ta përdorësh vetëm për atë që të duhet, për të folur me njerëzit”.

“HMD” shpreson se koha e tij e bisedës prej 22 orësh dhe deri në një muaj kohë “stand by”, do ta bëjnë telefonin më të dëshirueshëm si një aparat të dytë për fansat nostalgjikë të Nokias, që kërkojnë një antidot ndaj tejmbushjes me “smartphone”

Komentet
Loading...
Top