Noterët me profite milionëshe, ja cili Noter shqiptar është në mesin e Top 10-shit (tabela)

IMG-69a89ea510816501328dfd9a5ac9cff6-V.jpg

Në pesë vitet e fundit të ardhurat e përgjithshme të noterëve në Maqedoni arrijnë 90 milion euro, ndërsa fitimi 41 milion euro, tregojnë të dhënat e Regbistrit qendror, shkruan Fakte. Kështu për shembull noterja Aneta Petrovska Aleksova ka pasur të ardhura 2.8 milion euro dhe fitim të pastër prej 1.5 milion euro.Kolegja e saj Ana Brashnarska ka pasur të ardhura 2 milion euro dhe neto profit prej 1.2 milion euro.
Prej 170 noter sa janë gjithsejt në Maqedoni, 17 prej tyre gjenden në TOP 10 listën e noterëve me më shumë profit në 5 vitet e fundit.
Për ilustrim, në vitin e kaluar 2016 noterën kanë inkasuar 4.1 milion euro prej të cilave 1.8 milion euro profit të pastërt.

I pari në listë është Zafir Haxhi Zafirov me të ardhura prej mbi 641 mijë euro. Në Top 10-shin gjendet edhe ish zv.ministri i policisë nga radhlt e BDI-së, tani noter, Xhevat Buçi, me të ardhura prej 325.300 euro për vitin 2016.

Komentet
Loading...
Top