Novak Gjokoviq akuzohet për kurdisje të meçit – VIDEO

Gjokoviq-Djokovic-625x380.jpg

Pasi BBC bëri të ditur se posedon dokumente të cilat dëshmojnë se tenistët më të njohur i kanë kurdisur meçet, mediat kanë filluar të supozojnë se kush mund të jenë ata.

Gazeta italiane Tuttosport ka thënë se Novak Djokoviq akuzohet për humbje të qëllimshme, transmeton Klan Kosova.

Për të supozohet se në turneun e Parisit, në vitin 2007, ia kishte lëshuar duelin francezit Fabrice Santoro, i cili ndonëse ishte tenisti i 39 në botë, e kishte mposhtur me lehtësi (6:3, 6:2) serbin që asokohe ishte i treti.

Ai kishte bërë katër herë më shumë gabime se kundërshtari, kurse koeficienti për Santoron ishte më i madh se 8.

Gjokoviq e mohon një gjë të tillë:

“Kjo nuk është e vërtetë. Është fakt se e kam humbur atë meç. Pse një tenist shumë i mirë nuk mund të humbasë në fazën e hershme të turneut?”.

“Sot çdokush mund të trillojë rrëfime për cilindo meç. Mund ta përzgjidhni një meç që e humb një tenist i mirë dhe prej tij ta krijoni një tregim të tërë”.

Italianët thonë se Gjokoviq nuk ka humbur për shkak të bastoreve, por ai u kishte bërë me dije shokëve të tij se do të humbasë me qëllim që të përgatitet sa më mirë për turneun përfundimtar Masters në Shangai.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga momentet dyshuese të meçit.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top