Loading...

Nuhiu: 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë

agim-nuhiu2.jpg

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka hedhur poshtë pretendimet e profesores maqedonase Tanja Karakamisheva, e cila në një status në Facebook ka shkruar se shqiptarët në Maqedoni janë 16.7% duke u thirrur në numrin e shtetësive të dhëna.

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip” shkruan Nuhiu.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media