Nuk flini dot nga vapa? 6 këshilla për të pushuar pa kondicioner

0341.jpg

I nxehti ka ardhur tashmë dhe mënyra më e përdorur për freski është kondicioneri. Megjithatë ekspertët këmbëngulin që klimatizuesi duhet përdorur në mënyrë të përgjegjshme. Madje, mund të bëjmë dhe pa të.

Ja gjashtë këshilla si të flini pa kondicioner:

– Mbi të gjitha është e nevojshme të krijosh ajër të kondicionuar: Mjafton një ventilator dhe akull. Vendosni një vasketë me akull para tij. Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.

– Mund të përdorni një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.

– Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.

– Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.

– Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.

– Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top