Nxënësi arriti në shkollë me flokë të ngrira, pasi eci në mot të ftohtë – FOTO

flok-780x380.jpg

Një fotografi e një të mituri që shkon me vonesënë klasë është bërë virale në internet që prej ditës së djeshme.
Djaloshi i cili është nxënës i klasës së tretë në provincën Yunnan, Kinë, udhëtoi si çdo ditë, plot 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë.

Por i ftohti dhe bora që binte përjashta bënë që flokët dhe vetullat e tij të ngrinin dhe të merrnin ngjyrën e bardhë të dëborës,

Kaq ka mjaftua që shokët e tij të klasës të qeshnin dhe mësuesja i bëri një foto të miturit. Ajo ia dërgoi foton drejtorit dhe për arsye ende të panjohura u shpërnda në internet, për të shkaktuar më pas “tërmet” në rrjet.

Vogëlushi kishte sfiduar temperaturat e ulëta dhe nuk kishte veshur rroba të mjaftueshme për ta mbajtur ngrohtë. Drejtori i shkollës tregoi se prindërit e të miturit kanë emigruar në një qytet të madh për shkak të kushteve të këqija ekonomike, megjithatë djaloshi nuk le asnjë orë mësimi duke udhëtuar çdo ditë një orë në këmbë.
Drejtori tha:

Ai është kaq i lezetshëm dhe i ëmbël. Ndonëse shokët e klasës qeshën me të, ai nxorri fytyrën e bukur dhe buzëqeshi para tyre.”
Fotot e publikuara tregojnë duart e të miturit që kanë marrë plagë nga i ftohti. Pas publikimit të pamjeve, reagimet kanë qenë të shumta dhe shumë kinezë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar ekonomikisht djaloshin.

Komentet
Top