Obama: Mundësitë për paqe mes Izraelit dhe Palestinës janë zbehur

0295.jpg

Presidenti amerikan Barak Obama është shprehur se mundësitë për arritjen e paqes përmes dialogut ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, janë zbehur, pasi Kryeministri izraelit u shpreh para zgjedhjeve se nëse do të rizgjidhet s’do ketë shtet palestinez.

Deklarata e Netanyahu-t zemëroi Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ai është përpjekur të zbus qëndrimin e tij. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi udhëheqësit kanë debatuar për disa çështje të ndryshme.

Megjithatë, Obama tha se marrëdhëniet e tij me Kryeministrin e Izraelit nuk kanë qenë faktor në mosmarrëveshjet e fundit midis dy vendeve. “Unë jam takuar me të më shumë se me çdo lider tjetër në botë. Ai përfaqëson interesat e vendit të tij, të njëjtën gjë bëj edhe unë. Kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve mes liderëve, por një sfidë shumë e qartë, substanciale”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët gjatë së martës, Izraeli ka mohuar një raport që sugjeron se ka përgjuar bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.

Një zyrtar i vjetër izraelit tha për BBC se këto pretendime, të publikuara në gazetën “Wall Street Journal”, janë “tërësisht falso”./T-Ch

Komentet

Leave a Reply

Top