Loading...

OCCRP: Gruevski dhe Gjukanoviç kriminelët e Ballkanit

photo_verybig_4771.jpg

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç është shpallur personalitet i vitit për promovimin e kriminalitetit, korrupsionit dhe shoqërisë jo qytetare nga ‘Rrjeti për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit’ (OCCRP).

Në vendin e dytë dhe të tretë janë radhitur gruaja dhe fëmijët e presidentit të Azerbejxhanit Ilham Aliev dhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Kyreministri Gruevski ka përgjuar gazetarët dhe opozitës, i ka ndjekur kundërshtarët politik dhe ka marrë pjesë në mbulimin e vrasjeve, thuhet në deklaratën e OCCRP për zgjedhjet e këtij viti.

Redaktori i OCCRP, ka thënë se gara ishte e ngushtë, por fituesit vetë e kanë merituar çmimin.

Çdo vit gazetarët e OCCRP nga më shumë se 30 vende të ndryshme propozojn dhe votojnë për personin e vitit, i cili ka promovuar më shumë krim të organizuar dhe korrupsion.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media