Osmani flet për qëllimin e Shkëndijës

auto_QatipOsmani-1024x6821496408043.png

Me shallin e klubit futbollit Shkëndija ka dal para gazetarëve Qatip Osmani në konferencën e parë zyrtare të tij si trajner i ri i Shkëndijës.
Ai ka folur për impresionet e para pas rikthimit në klubin kuqezi nga Tetova.
“Jam i lumtur që u riktheva në klubin ku kam nisur karrierën time si futbollist dhe më pas si trajner. E falënderoj klubin dhe familjen Destani që më dha besimin që të udhëheq një klub siç është Shkëndija”, deklaroi në fillim Qatip Osmani.

Më pas, ai zbuloi agjendën e përgatitjeve verore.
“Përgatitjet fillojnë sot, kurse nga 10 qershori do të jemi në Slloveni, ku planifikohen të luajmë tre loja miqësore. Me 22 qershor është planifikuar kthimi në Tetovë dhe përgatitja për ndeshjen e Europa ligës”, theksoi ai.

“Në ditët në vijim presim përforcime me lojtarët që klubi është në kontakte. Deri tani me asnjë futbollist nuk është e definuar asgjë. Shkëndija planifikon të bëhet edhe më e fortë dhe më konkurrente dhe të ketë rezultate edhe më të mira”, tregoi Osmani lidhur me prurjet e reja te Shkëndija.
Sipas tij, qëllimi i Shkëndijës është kreu i tabelës dhe të luajnë sa më gjatë në Europë.
“Qëllimi i Shkëndijës në kampionat është kreu i tabelës dhe mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Do të mundohemi që çdo vit ta rrisim nivelin e lojës dhe sigurisht që shpresojmë në rezultate më të mira, ndërsa të jemi sa më gjatë në Europa League. Ardhja ime këtu pret diçka ndryshe dhe pret rezultate më të mira, dhe në atë drejtim do të punohet. Do të ishte joserioze nga unë të premtoj se do ta marrim Ligën e Europës ose do të bëhemi kampion. Kjo do të shkoj gradualisht, të koncentrohemi në punë, dhe siç thash ta rrisim nivelin e lojës dhe pastaj do të vijnë rezultatet”, përfundoi trajneri i ri i kuqezinjve Qatip Osmani

Komentet
Top