Osmani: Shkëndija e gatshme për këtë kampionat

auto_Qatip-Osmani-1-735x4001503612217.jpg

Me ndeshjet e javës së 19-të, të mërkurën do të nis sezoni pranveror i LPFM-së. Skuadra e Shkëndijës, sezonin pranveror do e nis nga pozita e parë dhe ka 8 pikë më shumë se skuadra e Vardarit, e cila do orvatet të mbrojë titullin e fituar një vit më parë. Pikërisht këto dy skuadra pranverën e hapin me përballjen mes vete e cila do luhet në etovë.

Të dyja skuadrat nga kjo ndeshje duan të dalin fitues pasi me një fitore eventuale do jenë më afër qëllimit të tyre. Trajneri Osmani në takimin e sotëm me gazetarë ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për të nisur sezonin e ri.

Shkëndija është e gatshme për këtë kampionat. Sigurisht se përparësinë që e kemi nga viti i kaluar na jep një shpresë se Shkëndija, do të bëhet kampion. Por megjithatë ka edhe shumë loja dhe duhet të jemi sy çel për vazhdimin e kampionatit. -thotë Qatip Osmani trajner i Shkëndijës.

Shkëndija, vjeshtën e mbylli me një seri të shkëlqyeshme prej pesë fitoreve me radhë. Këta renditjen e LPFM-së, e kryesojnë me 46 pikë, ndrësa Vardari në pozitën e dytë ka 28 pikë.

Komentet
Top