Out 2016 !

largea_reis-mirdita-new1411320171.jpg

Shkruan: Reis Mirdita

Bilanc për vitin që po merr frymën e fundit?! Më parë t’i bie shkurt: Jam i lumtur që po ikën.

Me të gjitha fatkeqësitë dhe barbarizmat që mbisunduan, njeriu është viktimë e pjesëmarrës aktiv në tragjeditë anë e mbanë botës. Ky vit ia tejkaloi me barbarizëm të gjithë epokës së numëruar ose jo në librat kalendarikë të historisë. Edhe natyra nuk ishte aq e favorshme për njeriun dhe kjo na çon të themi për gotën gjysmë të mbushur se “paska shumë” e jo sikur: “paska pak”. Me “paska shumë” e cilësoj vitin e mbushur me vdekje nga egërsitë që nuk mbahen mend. Luftërat dhe të gjitha llojet e terrorit mbollën zinë në Botë ku njeriu ka ardhur për të jetuar në paqe. Ka dikush që mendon se ka lindur për të luftuar, për të vrarë e therë të ngjashmin e vet?!

Ky vit që po merr frymën e fundit, do të ngelë i njohur edhe për largimin nga kjo jetë të shumë personaliteteve që shënuan historinë qindvjeçarit të kaluar dhe fillimin e të tanishmit. Një vlerësim subjektiv por real: 2016 është më i denduri me humbje të fytyra markante. Të përmend vetëm më të dalluarit në radhët e të dalluarëve:

David Bowie, 10 kallnor, dy ditë pas daljes së albumit të tij të 28. Butros Butros Gali, 16 shkurt, ish sekretar i përgjithshëm i OKB-s Umberto Eco, 19 shkurt, shkrimtar Prince, 21. Prill, këngëtar, kitarist, regjisor Mhhammed Ali, 6 qershor, boksier legjendar, kampion i shumëfishtë në kategorinë e rëndë. Njeri me fisnikëria të pashoqe dhe paqedashës i pamposhtur. Refuzoi luftën në Vietnam me ç’rast fitoi burgun kurse humbi titujt e fituar me meritë në ring sportiv. Osman Sou (Ousmane Sow), 1 dhetor, Skulptor me famë botërore….

Dhe lista të cilën e ngritën disa media botërore, numëron 111 emra të cilët me gjeninë e tyre i dhanë pamje madhështore lëmive ku vepruan.

E di që plakem për një vit por pa marrë parasysh, jam i lumtur që ky 16-sh po përfundon. Jam i lumtur se kam plot shpresë se 2017-shi do të sjellë më tepër humanizëm, më pak barbarizëm, më pak ndotje, do të sjell bashkimin tonë …, andaj:

Out 2016!

Komentet
Loading...
Top