Loading...

Ozil ‘nuk heq dorë’ nga Erdogan, gjesti i radhës i turkut ‘tërbon’ gjermanët

ruh8_660.jpg

Mesut Ozil i dorëzoi presidentit Erdogan ftesën për dasmën e tij gjatë një takimi mes tyre në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Ozil shoqërohej në këtë takim dhe nga e fejuara e tij Amine Gulse, Mis Turqia në vitin 2014, aktore dhe modele.Një takim i ngjashëm mes tyre afro dy vite më parë në Londër, shkaktoi një reaksion futbollistiko-politik.

U desh paraqitja e dobët e përfaqësueses gjermane në Botërorin e Rusisë, që Ozil të sulmohej nga opinioni vendas për raportin e tij me Erdogan, gjë që çoi në aktin e dorëheqjes nga ekipi kombëtar.

Tashmë, i lirë nga kjo “përgjegjësi”, turku i Arsenalit e fton presidentin e vendit të origjinës në dasmën e tij.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media