Loading...

Padia kundër Zaevit, reagon ambasada e Amerikës

ambasada_amerikane_shkup_496593733.jpg

Ambasada e SHBA-ve në Shkup nëpërmjet një reagimi drejtuar mediave ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me padinë kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. “Ambasada e SHBA-ve po ndjek me shqetësim rastin penal kundër kreut të opozitës Zoran Zaev dhe arrestimin e tre personave të tjerë nën akuzën se kanë bërë përpjekje të kërcënojnë rendin kushtetues. Ftojmë autoritetet që në rrjedhën e mëtejme të rastit të përmbushin standardet më të larta të sundimit të ligjit, transparencës, drejtësisë, të mbrojtjes së fjalës së lirë, si dhe të pavarësisë së gjyqësorit me qëllim sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni”, thuhet në reagimin e ambsadës së SHBA-ve.

Komentet

Leave a Reply

Top