Shtëpia e Kulturës në Tetovë pa nxemje

Pallati-i-Kultures.jpg

Tetova njihet si qytet i Artit dhe Kulturës, edhe pse rrallë qytetarët e Tetovës e vizitojnë teatrin për të u relaksuar dhe për të ndjekur shfaqe të ndryshme që i sjell teatri i Tetovës.

Sot, në pallatin e kulturës në Tetovë është luajtur shfaqja me titullin “Vorbulla” me aktor sic jane: Senad Abduli, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Ilazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi.

Në portalin ShqipMedia kanë aritur një numër i konsiderueshëm ankesash në lidhje me të ftohtin që është dashur të përballen teatrodashësit. Shfaqja ka zgjatur plot 1 orë, kurse temperaturat brenda pallatit të kulturës kanë qenë -5.

Bëjmë apel deri tek Ministria e Kulturës që ta shqyrtoj këtë ankesë dhe qytetarët e Tetovës të vazhdojnë të shkojnë në teatër pa pasur brenga shtesë.

Komentet
Loading...
Top