Loading...

Pamje e rrallë tifozerie futbolli në Marok – VIDEO

Raja_navijaci_Screen.jpg

Një pamje e pazakontë tifozerie ftubolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë një vend në gjysmëfinale të Kupës Afrikane të Konfederatave, ku përballja më CARA Brazavaville ofroi një pamje apokaliptike tifozerie.

Kjo e fundit ka qenë bashkëudhëtare e lojës sportive më të ndjekur në botë, qyshse u shfaq, por paraja e ka shndërruar në një industri që më pas e ka bërë dhe teatrore. Dhe aspekti teatral, ka bërë që të bie numri i njerëzve në stadiume, të cilët duan gara të vërteta e jo nën dyshimin e pakteve të fshehta.

Ndaj, pamjet që vijnë nga Maroku tregojnë se ç’pasion mbetet futbolli kur është garë, edhe nëse nuk është industri.

Komentet
Top