Loading...

PAMJE SHQETËSUESE: Turqit vazhdojnë depërtimin në Siri: Fusha e betejës e mbushur me kufoma (VIDEO)

teroristi_ssa_jutjub.jpg

Luftime të ashpra të turqve dhe të luftëtarëve proturk të Ushtrisë së Lirë siriane kundër forcave kurde në kantonin sirian Afrin kanë vazhduar edhe sot me intensitet të lartë

Në sulmin e ndërmarrë nga territori i Turqisë nga grupi ushtarak Falak al Sham dhe Brigada Sulltan Murat janë marrë pozicionet e kurdëve dhe janë vënë në kontrollë disa pika strategjike në afërsi të qytetit Rajo, në veriperëndim të Afrinit.

Sulmi filloi gjatë natës me goditje të artilerisë.Video e publikuar nga pjesëtarët e Falak al Sham tregojnë së paku 10 kufoma të luftëtarëve të vrarë kurdë, të hedhur në fushën e betejës, pranë istikameve, transmeton Tetova News.Erdogan deklaroi sot herët se Turqia do të vazhdojë me operacionin deri sa krejt regjioni të pastrohet nga terroristët.

Komentet
Top