Loading...

Pamje tronditëse nga kampi: Përleshje mes shqiptarëve azilkërkues në Gjermani – VIDEO

0.jpg

Në një kamp për azilkërkues në Gjermani, shqiptarët janë përfshire në një përleshje masive mes emigrantëve të gjendur aty. Behët fjalë për një grup burra dhe gra që u përleshën në një kamp çadrash të ngritur për azilkërkuesit kryesisht nga Ballkani. Qendra për azilkërkuesit ndodhet në qytetin Dresden, rreth 180 km në jug të Berlinit. Ngarja ka ndodhur pak ditë më parë dhe është raportuar nga lapsi.al, por pamjet e filmuara nga vetë azilkërkuesit po publikohen për here të parë.

Pamjet shoqërohen nga komentet e azilkërkuesve shqiptarë që kanë kaluar momente ankthi në Gjermani.
Korrespondenti i AbcNews, Vincent Triest raportoi se sipas një zëvendës shefi të policisë federale gjermane, shkaku i përleshjes ishte një mosmarrëveshje midis disa azilkërkues.

“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njeri- tjetri me gjithçka që kishin afër– nga dërrasat e deri tek tubat e hekurit të krevateve”. Shtatë burra dhe një grua u plagosën. Situata ishte aq e tensionuar sesa 80 efektivë të policisë u stacionuan përkohësisht në kamp.

Gjermania, të gjthë ata azilkërkues nga Ballkani, që nuk kanë përspektive për azil, i ka vendosur në çadra të tilla në kampe të caktuara. Por pavarësisht kushteve të keqija dhe asnjë shansi për azil ekonomik, numri i azilkërkuesve shqptarë në Gjermani është çdo muaj në rritje. Në muajin qershor, plot 5932 shtetas shqiptarë kane aplikuar për azil në këtë vend, krahasuar me muajin maj me 4922 kërkesa dhe në prill me 4794 kërkesa.


Shikoni rrahjen e emigranteve ne drezden by lapsi-al

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media