Panucci: Mos u fokusoni te fitorja, por te loja e bukur

2910085-full-lnd.jpg

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas ndeshjes kundër Turqisë.

Shqipëria befasoi Turqinë duke mposhtur me rezultat 3 me 2 në miqësore, shkruan IndeksOnline.

Italiani foli për “Rtsh-n” pas ndeshjes: Mos u fokusoni te fitorja. Ne bëmë një lojë tejet të bukur, Kjo është më e rëndësishme. Mënyra se si arritëm të kjo fitore është me e rëndësishme se sa fitorja. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si djemtë po e perceptojnë idenë time. Janë pjesë e punës sime. Ka shumë për të bërë dhe për të punuar me seriozitet.

Golat për Shqipërinë i shënuan: Sadiku (2) dhe Grezda.

Komentet
Top