Panucci mund të kalojë në Serie A?

pan-800x450.jpg

‘La Nuova Ferrara’ e përditshmja e qytetit të Ferrarës ku gjendet edhe ekipi i SPAL, vjen me një lajmtë papritur, ku përmendej emri i trajnerit Christian Panucci, si një mundësi për të drejtuar skuadrën e Serie A, SPAL.

“Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Kapelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali” shkruan kjo e përditshme.

Megjithatë, kjo duket pothuaj e pamundur jo vetëm për faktin se Panucci ka kontratë me Kombëtaren Shqiptare, por edhe sepse Spal është një ndër ‘favoritët’ për të rënë nga elita e futbollit italian këtë sezon.

Komentet
Loading...
Top