Papa Françesku e ka miratuar shenjtërimin e Nënes Terezë

papa-804x380.jpg

Papa Francesku, sot formalisht e ka miratuar shenjtërimin e Nënës Terezë dhe e ka caktuar datën 4 shtator për kanonizimin e saj. Ky zhvillim po bëhet 19 vjet pas vdekjes së misionares humaniste, e cila pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi punës me të varfëritë në Kalkuta të Indisë, raporton AFP nga Qyteti i Vatikanit. Nënë Tereza, me kombësi shqiptare, vdiq në vitin 1997 në moshën 87 vjeçare. Ajo e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfëritë. Ndërkaq, sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është inauguruar ndërmjet një ceremonie, busti i Papa Françeskut, ku merrnin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar, ministra, diplomatë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në fjalën e tij u ndal në mesazhet e Papa Françeskut gjatë vizitës në Shqipëri.

Komentet

Leave a Reply

Top