Loading...

Papunësia e të rinjve në Ballkan, tre herë më e lartë se mesatarja e BE-së

PAPUNESIA_0.jpg

Papunësia e të rinjve në shtetet e Ballkanit perëndimor është tre herë më e lartë se mesatarja e shteteve të Bashkimit Europian, ndërsa rritja e ulët ekonomike e shteteve të rajonit nuk është e mjaftueshme që të krijohen vende të reja pune.

Këto janë vërejtjet kryesore të raportit të fundit të Bankës Botërore lidhur me tregun e punës në shtetet e Ballkanit perëndimor.

Raporti analizon të dhënat statistikore për Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë dhe është përgatitur së bashku me Institutin e Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike.

Raporti që mbështetet mbi të dhëna zyrtare të siguruara nga zyrat e statistikës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Eurostat për të dhënat e vendeve të krahasueshme të BE-së, më tej nënvizon se shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve prej 57.6 për qind në Kosovë, 54.3 për qind në Bosnje e Hercegovinë dhe 50 për qind në Maqedoni, është tregues se të rinjtë ballafaqohen me situata kritikë në tregun e punës në Ballkanin perëndimor.

Sipas raportit, edhe shtetet e tjera kanë përqindje të lartë të papunësisë të të rinjve prej afër 40 për qind.

Komentet
Top