Loading...

”Paratë e tepërta” u merren refugjatëve

refugee-polizei.jpg

 

Mediat raportojnë se Bavaria ka filluar t’ua marrë paratë refugjatëve. Në fakt, kjo ëshë një procedurë e rregullt dhe bazohet tek ligji gjerman. Por vazhdojnë spekulimet e shumta.
Kontrolli pas mbërritjes në qendrat e pritjes, nëse me vete kanë para dhe gjëra me vlerë” Para dhe gjërat më të vlefshme se 750 euro mund të konfiskohen dhe ato mund t’u kthehen atyre gradualisht.” Për masa të ngjashme është njoftuar edhe nga landi Baden-Württemberg, ku prej refugjatëve mund të konfiskohen paratë nëse ata kanë më shumë se 350 euro për person. tha ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, për gazetën “Bild”. Raporton DW shqip.

Siç mësojmë nga Ministrja e Integrimit në Baden-Württemberg, ka sqaruar për DW shkaqet e marrjes së parave nga refugajtët. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë Christoph Häring pohon se “ata nuk janë po bëjnë kontrollime sistematike për para dhe gjëra me vlerë. “Por në kuadër të kontrolleve të përgjithshme është konstatuar se disa refugjatë kanë sasi më të mëdha parash me vete.”Kontrolle ka pasur gjithmonë, tha Stephan Dünnwald, nga Këshilli për Refugjatë në Bavari. “Refugjatëve u jepen fatura për çdo gjë që u merret dhe ato para më pas përdoren për shpenzimet e këtij personi.

Kjo rregullë e ka mbështetjen e Qeverisë Federale, bëri të ditur e ngarkuara e qeverisë për integrime, Aydan Özoguz. Për gazetën “Bild” ajo tha se shteti ka të drejtë të sekuestrojë bizhuteri dhe gjëra me vlerë. “Azilkërkuesit nuk kanë ndonjë të drejtë më të madhe se ata që marrin ndihma sipas sistemit (të të papunëve) Hartz IV,” tha ajo. Özoguz thotë për DW se qeveria ka shprehur mbështetje për zbatimin e ligjeve përkatëse në këtë fushë, që do të thotë se personave qe kanë para ato mund t’u konfiskohen dhe të përdoren për qëndrimin e tyre në strehimore.

Ligji parashikon që të gjitha mjetet financiare të një personi apo të një familje duhet të shfrytëzohet para se të jepen ndihma sociale. Këtu bëjnë pjesë shpenzimet për ushqime dhe akomodim. Personat lejohen të mbajnë vetëm 350 euro – një shumë afërsisht e barabartë me ndihmat sociale./ burimi sw shqip

refugee

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media