Loading...

Partizani-Skënderbeu, klasikja e kreut

0164.jpg

Partizani-Skënderbeu, përvecse një sfidë për kreun është dhe një sfidë mes dy skuadrave që luajnë një futboll të ndryshëm….

Një përballje mes të barabartësh në renditje, por të ndryshmish në filozofi. Partizani-Skënderbeu, përvecse një sfidë për kreun është dhe një sfidë mes dy skuadrave që luajnë një futboll të ndryshëm, të kuqtë solidë në cdo centimetër të fushës dhe të fortë tej mase në mbrojtje, e një Skënderbeu që kujdeset shumë për gjetjen e golit. Sfida e sotme e “Niko Dovanës” mes dy prej pretendenteve për titull, nuk do ta humbë hijeshinë e saj pavarsisht se do të luhet larg kryeqytetit, pasi tifozët kanë konfirmuar praninë e tyre në shkallët e stadiumit duke i dhënë kësaj përballjeje dhe atë dekor që meriton. Në njërin krah do të jetë mbrojtja më e mirë e kampionatit, e në krahun tjetër sulmi më i fortë.

Partizani ka treguar se në minutat e para është shumë efikas dhe është pothuajse e pamundur ta përnmbysësh kur të kalon përpara, shenja këto të forcës së një skuadre që ka objektiva të mëdha, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër është kampionia në fuqi. Duro të vetmen dilemë të formacionin e ka të lidhur me aktivizimin e Nexhipit ose Bylykbashit nga minuta e parë, ndërsa Josa po mendon seriozisht të aktivizojë Latifin përpara Berishës. Në statistikat e këtij sezoni, dy skuadrat ndajnë nga një fitore, por Skënderbeu ka golavarazhin në favor 3-1. Gjithsesi cdo sfidë është një histori më vete, dhe ajo mes Partizanit e Skënderbeut, duke qenë dhe një përballje direkt mund të jetë një histori që mund të rezultojë vendimtare dhe për fatet e kampionatit.

Komentet

Leave a Reply

Top