Loading...

Pas Malit të Zi, tani Rusia kërcënon Maqedoninë

vladimir-putin-christmas.jpg

“Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, duke mos u analizuar detajet.

Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë, transmeton express.
Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ambasada e Rusisë në Shkup, duke thënë se pasojat e këtij veprimi do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë.

Ndërkohë Putin para dy-tre ditësh ka kërcënuar edhe Malin e Zi.

Duke folur në një konferencë në Kremlin, ku ambasadorët e rinj të shteteve të huaja në Moskë dorëzuan kredencialet e tyre, Putin i tha të dërguarit nga Mali i Zi që marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë aq të mira sa duhej të ishin.

“Gjendja aktuale e marrëdhënieve Rusi-Mal i Zi nuk korrespondon sa duhet me traditën e miqësisë vëllazërore e afinitetit shpirtëror shumë shekullor mes popujve tanë”, i ka thënë Putin diplomatit malazez në Moskë.

Komentet
Top