Pas rrënimit të dy objekteve fillon asfaltimi i bulevardit qendrorë në Tetovë

32366355_2210790328961841_5368033659083292672_n.jpg

Për vite me radhe dy objekte në afërsi të Gjykatës themelore në Tetovë kanë penguar zgjerimin e këtij bulevardi. Një makth i vërtetë për qyetatarët e Tetovës. Pas 12 viteve me përfundimin e procedurave gjygjësore në favor të Komunës u bë i mundur rrënimi i objekteve. Sot edhe përfundimisht ka filluar zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës.

E para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në llogarinë e sajë në rrjetin social fejsbuk shkruan:

Edhe një premtim i mbajtur. Pas punës së lodhshme për sa i përket përfundimit dhe rrumbullaksimit të procedurave për rrënimin e objekteve që me vite e kanë penguar zgjerimin e bulevardit “ILINDEN”, sot përfundimisht filluam me asfaltimin e rrugës. Fillimisht rrënuam objektet mëpastaj filluam investimet në asfaltim dhe trotoare.

Ky zgjerim do të jetë një impakt pozitiv për sa i takon qarkullimit në komunikacion. Trotoaret e ndërtuara gjithashtu do të mundësojnë qarkullimin e lirë të kembësorëve. Bashkë mundemi.

#InvestimeTInfrastrukturore2018

Komentet
Loading...
Top