Pas Thaçit dhe Ahmetit edhe Sela me një hoxhë afër vehtes – FOTO

11755164_843291969094282_1207567358485389656_n.jpg

Lojërat politike si duket kërkojnë të kesh afër vehtes edhe predikues fetar. Këtë më së miri din ta luaje partia e Ali Ahmetit e cila në zgjedhjet e fundit mori mbështetjen e Bashkësisë Fetare të Maqedonise dhe rezultoi tepër e suksesshme. Prej atëhere funksionarët e kësaj partie nuk hezitojnë të jenë afër hoxhallarëve në çdo moment të mundshëm. Së fundmi Ali Ahmeti ishte në një iftar luksoz me reisin e BDI-së Sulejman Rexhepin, nuk vonoi shumë edhe Menduh Thaçi ishte në iftar së bashku me reformistët e BFI-së, kryetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit nonstop janë afër hoxhallarëve por nuk ngeli pas as kryetari i komunës së Strugës Zijadin Sela i cili u shfaq me birra kohën e fundit dhe këtë e shfrytëzuan oponentët që ta sulmojnë por ja kundër reagimi vjen menjëhere: Ai e preu shiritin e shëtitores së re të Strugës së bashku me myftiun e Strugës Salim Sulejmani.

Nuk dihet një gjë: A bëjnë dua hoxhallarët për politikanët e opozitës me pagesë apo pa sepse për ata të pushteti e bëjnë në kembim të vakëfeve./Shqipmedia

iftar-molla-sula-640x427

11

shetitore-640x480

Komentet

Leave a Reply

Top