Loading...

Pas triumfit në Champions, shihni sa vlerësohen lojtarët e Ajax

2.-ZHGENJEN-JUVENTUS-AJAKSI-NE-GJYSMEFINALET-E-CHAMPIONS-600x338.jpg

Përqafime, ngacmime me humor dhe të qeshura. Ishte kjo atmosfera që rrethonte skuadrën e Ajax pas kualfikit në gjysmëfinalet e Champions me triumfin 2-1 në shtëpinë e Juventusit. Përveç suksesit sportive, në klubit holandez kanë të tjera arsye për të festuar. Si fillim arkëtimet nga UEFA që rriten ndjeshëm, por edhe vlera e të gjithë futbollistëve, kartoni i të cilëve vlerësohet shumë herë më shumë nga sa Ajaksi kishte shpenzuar.

Kështu, pas kualfikimit mes më të mirave të Europës, Ajax i Amsterdamit vlerësohet sipas “Transfermarkt” rreth 420 milion euroi. Një plusvalencë spektakolare, pasi për lojtarët që tashmë kanë vlerën më të lartë në tregun e transferimeve si De Jong, De Ligt apo Van De Beek, “shigjetarët” nuk kanë shpenzuar asnjë para, pasi ata janë një prodhim i Akademisë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media