Loading...

Pas vdekjes së Latës, Dibra udhëhiqet nga familje terroristësh islamik

diber-2.jpg

Pas vdekjes së kryetarit të Dibrës Ruzhdi Lata, këtë funksion për momentin e kryen Hekuran Duka, këshilltar nga radhët e BDI-së.“Sipas ligjit Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të mbajë seancë ku do të konstatoj gjendjen, më pas Këshilli i Komunës me shumicën e votave duhet të zgjedh ushtrues të përkohshëm të detyrës si kryetar komune. Në afat prej gjashtë muaj duhet të shpallen zgjedhje për kryetar të ri”, tha për AIM, Ili Mirzo, sekretar i komunës së Dibrës.

Po kush eshte Hekuran Duka? Duka është mjek specialist-urolog në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër. Por historia e familjes së tij në Amerikë ( kushërinjve të parë ) është e trishtë. Lexoni më poshtë lajmin e ngjarjes në vitin 2016.

Tre shqiptar nga Maqedonia dënohen me burg të përjetshëm për terrorizëm

Vëllezërit Dritan (37), Shahin (35) dhe Elvir (32) Duka nga Dibra, janë dënuar me burg të përjetshëm në SHBA, pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin me të cilin ata u dënuan nën akuzën për përgatitje të terrorizmit në afërsi të qytetit Philadelphia.

Gjykata e ka hedhur poshtë vendimin për përsëritje të procesit gjyqësor, me çka vendimi është bë i plotëfuqishëm. Ata u dënuan me burg të përjetshëm për shkak të organizimit të sulmi terrorist mbi bazën ushtarake Fort Diks, në afërsi të Philadelpia. Kërkesën për përsëritje të rastit ata e kanë bazuarnë pohimin se avokati i tyre në procesin e filluar në vitin 2008, Machieal Huff, u’a ka ndaluar të dëshmojnë vetë ata, njofton lajmpress.

Dritan Duka, njëri prej vëllezërve të dënuar, ka deklaruar se avokati Huff ka vlerësuar se do të trajtohen si muslimanë ekstremistë, prandaj nuk i ka përgatitur të dëshmojnë. Para gjykatë në qytetin Kamden ku ëhstë zhvilluar procesi kundër vëllezërve Duka, janë grumbulluar përkrahës të shumtë të tyre. Në grupin që akuzohej për terrorizëm ka qenë edhe jordanezi Mohamed Shnever (30) dhe amerikani i natyralizuar me prejardhje turke, Serdar Tatar (31). I akuzuarii gjashtë në këtë proces, Agron Abdullahu, paraprakisht e ka pranuar fajin dhe ka dëshmuar kundër pesë të tjerëve, prandaj ka marrë dëni minimal prej 20 muajve, njofton Lajmpress.

Vëllezërit Duka u akuzuan se si radikalë islamistë kanë planifikuar sulm mbi bazën “Fort Diks”, me qëllim që të vrasin sa më shumë ushtarë. Vëllezërit Duka janë me prejardhje nga fshati kufitar i Dibrës, Shpëtimi. Nga fundi i viteve të 80-ta kanë emigruar nga Dibra në Itali, prej ku kanë shkuar në SHBA, shkruan “Dnevnik”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media