Pasi ia vodhën veturën, Shkenda ua bën këtë gjë ‘hajnave’

auto_shkenda-650x3581510576290.png

Një ngjarje aspak e këndshme i kishte ndodhur këngëtares Shkenda Dubova ditë më parë.

Këngëtares ia kishte vjedhur dikush veturën e saj që ishte e tipit “Range Rover”.

Madje, këngëtarja kishte ofruar shpërblim prej 2000 eurosh për ata që do i ndihmonin ta gjejë veturën.

Meqë këngëtarja duket se nuk ka marrë asnjë rezultat nga kërkimi i veturës së vjedhur, ajo ka vendosur ta blejë një të re.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar pamjet e veturës së re, që kësaj radhe është veturë luksoze me ngjyrë të bardhë e tipit “BMW”.

“Vetura ime e re, #hajna”, ishte mbishkrimi që Shkenda i kishte lënë fotos.

Komentet
Top