Loading...

Pastruesi ka rrahur drejtorin e shkollës “Bajram Shabani”

policia-18.jpg

Sektori i punëve të brendshme – Kumanovë, ka parashtruar padi penale ndaj 48 vjecarit E.N., nga Kumanova i cili ka qenë i punësuar si pastrues në shkollën fillore ‘Bajram Shabani” deri në prill të vitit 2017 kur edhe vetë ka dhënë dorëheqje, njofton KOHA.

Në momentin kur ka dashur të kthehet sërish në shkollë, ndërsa drejtori i shkollës 49 vjeçari G.R. nga Kumanova nuk ka pasur mundësi ta kthej atë në punë, ai pardje (29.11.2017), rreth orës 11, bashkë me djalin e tij ka shkuar në shkollë, janë futur në zyren e drejtorit dhe pas një konflikti të shkurtës verbal, ish pastruesi ka filluar ta godet me shuplaka në kokë dhe trup drejtorin dhe i ka shkaktuar lëndime në trup.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.

Komentet
Top