PDSH: BDI nuk ka bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës

lajme-pdsh_logo_193831627.jpg

Komunikatën e PDSH-së lidhur me zhvillimet aktuale politike e transmetojmë të plotë në vazhdim:

Shprehim keqardhje për jetët e humbura dhe në të njëjtën kohë ngushëllime familjeve të të vrarëve.

Vlerësojmë se qeveria apo më saktë partneri shqiptarë në qeveri BDI, nuk kanë bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës.

Akomodimi i banorëve të ngelur pa strehë dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara, të bëhet shpejt, i plotë dhe pa asnjë vonesë.

Apel shqiptarëve që të mos bien pre e skenarëve të partive maqedonase dhe disa shqiptarëve të “ndershëm” që të mos shndërrohen në mish për top.

Dënojmë me forcë deklaratat ofenduese dhe denigruese të disa shqipfolësve kundrejt udhëheqësve të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.

Rruga e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë është rruga të cilën e sugjerojnë aleatët tonë ndërkombëtar SHBA, NATO, EU, si dhe shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria.

PDSH do të vazhdojë të angazhohet me ngulm që në kuadër të një procesi politik ku dialogu mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të jetë i vërtetë, si e vetmja alternativë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për de-bllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE.

Komentet
Loading...

One thought on “PDSH: BDI nuk ka bërë sa duhet që të parandalohet eskalimi i situatës”

  1. kumanova says:

    vetem nje fjal ju tradhetaret e bandes se menduh thacit jeni te njejte si ato te ali ametit vetem me nje dallim ato jan dera ju jeni dera por edhe vellezer me shkaun.
    kam qen anetar i pdsh-se por tash mundi ne ket kryesi dhe politk te peshtyj pahi qen djem shkine e zoti ju mart cdo te mire nga shpyerti.

Leave a Reply

Top