PDSH-ja akuzoi Gruevskin për trajtim jo të drejtë të të zhvendosurve nga Lagjja e Trimave

2032.jpg

Maqedonia është përfshirë nga një kaos politik pasi në vend të numërimit të investimeve nëpër vendbanime të ndryshme, ajo merret me numërimin e të vrarëve dhe shtëpive të rrënuara. Këto akuza i lëshoi sot deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në adresë të kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë mbledhjes së parë të Kuvendit pas ngjarjeve në Kumanovë ku në rend dite ishin pyetjet e deputetëve. Ibrahimi kujtoi Gruevskin se të zhvendosurit shqiptarë të Kumanovës nuk trajtohen njësoj si të zhvendosurit maqedonas nga konflikti i vitit 2001.
“Kryeministër, a e dini ju dhe Ali Ahmeti se Qeveria juaj i ka shkatërruar dhe rrënuar mbi 100 shtëpi, a e dini ju se janë mbi 100 familje shqiptare me pleq, gra, fëmijë e invalidë që enden rrugëve të qyteteve gjithandej? Çka ka ndërmarr Qeveria nëse krahasojmë se me vite të tëra të zhvendosurit maqedonas të rajonit të Likovës i ka strehuar në vendbanime kolektive me mbështetje materiale, me mbështetje të Qeverisë e sociale vetëm për të bë këtë krahasim dhe ne sot shohim mijëra shqiptarë të zhvendosur prej vendbanimeve të tyre”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Ndërkohë Gruevski tha se Qeveria mbanë llogari për të gjithë qytetarët njësoj. Sipas tij shteti do të kompensojë 100 % të gjitha dëmet e shkaktuara në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Fillimisht Qeveria vendosi menjëherë që t’u ndajë ndihmë qytetarëve të Lagjes së Trimave në Kumanovë, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan. Kjo ndihmë kap vlerën e 100 mijë denarëve dhe u është ndarë 125 familjeve. Mbi 80 shtëpi janë të dëmtuara, ndonjë më shumë e ndonjë më pak, dhe rreth 16 shtëpi të tjera janë shumë të dëmtuara kështu që edhe atyre që janë shumë të dëmtuara por edhe atyre që janë më pak të dëmtuara do t’u mbulohet dëmi 100% nga ana e shtetit”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi ndërkohë akuzoi BDI-në se ka instaluar individë të cilët vajtojnë për LSDM-në dhe që kanë nxjerrë 5 mijë shqiptarë në tubimin e kësaj partie, madje edhe drejtorë, ambasadorë, motra dhe vëllezër të deputetëve nga radhët e tyre, të cilët sot qëndrojnë këtu me VMRO DPMNE-në e atje dalin protestojnë.

Komentet

Leave a Reply

Top