Loading...

PDSH-ja bëhet gati për në Qeveri, ja marrëveshja

2_451300648.jpg

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë arritur marrëveshje midis tyre.

Ata po veprojnë bashkërisht në negociatat për tejkalimin e krizës politike dhe se shihet një transparencë në qëndrimet e tyre.

Një nga modelet për tejkalimin e krizës është propozimi i bërë nga BDI, njofon INA.

Sipas këtij propozimi, plani është rikonstruimi më i gjërë i Qeverisë dhe mundësia e bashkëngjitjes së PDSH-së, por edhe modeli i qeverisë së zgjeruar ku do të ishte edhe LSDM.

Po ashtu kjo qeverisje obligohet që të kryejë kushtet e kërkuara nga ana e opozitës maqedonase për zbardhjen e rastit të përgjimeve, ndryshime në prokurori, përsëritjen e të gjitha rasteve të kontestuara gjyqësore, pastrimin e listës zgjedhore, lirinë e medias dhe heqjen e ndikimit politik nga servisi publik RTVM, si dhe përgaditjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Konstruktiviteti i Ahmetit dhe Thaçit po shihet në çdo takim të liderëve, ndërsa kjo bashkërendohet edhe gjatë prezantimit të qëndrimeve në media.

Komentet

Leave a Reply

Top