Loading...

PDSH: Zoran Zaevi sharlatan nga Strumica – që falsifikon e shpif, monton dhe fantazon

Bekim-Fazliu.jpg

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu:

Fillimi i publikimit të përgjimeve për shumë kënd mund edhe të ketë tingëlluar si proces kredibil në fillim, por më pas, njëri nga qëllimet kryesore i gjithë këtij skandali doli që të jetë diskreditimi politik i Partisë Demokratike Shqiptare.

Mbrëmë në një televizion të Shqipërisë patëm rastin ta dëgjojmë kryetarin e LSDM – Zoran Zaev. Përfundimisht Zoran Zaev trashëgimtari politik i Gligorovit e Cervenkovskit si një sharlatan politik tregoi në mënyrë histerike tërë atë mllefin që ka ndaj shqiptarëve, jo vetëm këtu brenda në Maqedoni, por edhe në Shqipëri e Kosovë.

Shërbëtorët besnik të UDBES së djeshme dhe të sotshme si Alsat-M, Kim Mehmetat dhe Mersel Bilallat, të cilët janë bashkëfajtor dhe bashkëpjesëmarrës të të gjitha atyre vrasjeve dhe maltretimeve të shqiptarëve që bënin padronet e tyre Verushevski, Fërckovskat dhe gjitha tajfat e LSDM-së sot janë hedhur prapë si argat të Zaevit, shkaktojnë huti dhe njollosin shqiptarët, shpërndajnë mjegull te shqiptarët.

Zoran Zaev dukshëm si një skizofren merr guximin që udhëheqësit shtetëror si të Shqipërisë ashtu edhe ato të Kosovës ti shpall të inkriminuar. Zoran Zaevi ashtu si tentoi ta njollose opozitën shqiptare në Maqedoni – PDSH-në pa asnjë fakt, të njëjtën gjë beri mbrëmë për udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë e Kosovës, duke dhënë kualifikime politike me tendencë të qartë për të vënë në hipotekë tërë klasën politike shtetërore shqiptare. Veç më është shumë e qartë se qëllimi i Zaevit të sotshëm është qëndrimi i djeshëm i Gligorovit e Cervenkovskit, që të përçahen dhe të njollosen shqiptarët.

I themi publikisht këtij sharlatani nga Strumica – që falsifikon e shpif, monton dhe fantazon, larg duart dhe thonjtë nga shqiptarët. Larg duart nga Shqipëria e Kosova, po je shumë i vogël për këto punë. Përderisa është PDSH ashtu si ia tregoi vendin paraardhësve të tu, ashtu do ta tregojmë vendin edhe ty.

PDSH urgjentisht kërkon nga MPJ-a e Maqedonisë që të kërkojë falje qeverisë së R. Shqipërisë dhe qeverise së R. Kosovës për skandalin e madh që bëri Zoran Zaev me shpifjet e tij.

Dhe në fund PDSH-ja kërkon që Zoran Zaevi me veprimet e tij sharlataneske dhe keqbërëse ti drejtohet ose institucioneve shëndetësore, ose të atyre të drejtësisë.

Komentet

One thought on “PDSH: Zoran Zaevi sharlatan nga Strumica – që falsifikon e shpif, monton dhe fantazon”

  1. verwest85 . says:

    Jam me Pdsh, ama me kto deklerata e kan tup komplet. Kjo i vajn ashicare ta mbrojsh gruevskin

Leave a Reply

Top