Loading...

Pemët që ndihmojnë të humbni në peshë

auto_ge11468355125.jpg

Kur jeni të uritur, trupi juaj dehidrohet dhe i mungojnë nutrientet esenciale. Pemët përmbajnë sasi të madhe të ujit, si dhe vitamina dhe minerale, që ndihmojnë ta ngopin trupin tuaj.

GREJPFRUTI

Grejpfruti është pemë e shkëlqyeshme me pak kalori, që ju ndihmon ta mposhtni urinë. Nëse hani së paku gjysmë grejpfruti para shujtës, është sigurt se do të humbni peshë. Grejpfruti përmban shumë ujë dhe fibra. Grejpfruti njihet si pemë që ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.

BORONICAT

Boronicat janë përplot me antioksidues dhe ndihmojnë shumë për humbjen në peshë. Boronicat janë të mira për trurin dhe përmbajnë sasi të madhe me vitamina C. Përmbajnë shumë nutritiente shkaku i pigmenteve të errë- ta. Boronicat t’i konsumoni ekskluzivisht të freskëta.

SHALQIRI

Shalqiri është i pari për nga hidratimi, dhe është me pak kalori. Hidraton trupin tuaj, ofron shumë nutriente, që bën të rrini të ngopur për kohë të gjatë. Kur ta ndieni nevojën për diçka të ëmbël, më së miri të përcaktoheni për shalqirin. Mund ta bluani dhe ta konsumoni si lëng.

KIVI

Kivi përmban më shumë vitamina C se portokalli dhe farat, që janë të butë dhe kalojnë lehtë nëpër trup, përmbajnë fibra që ndihmojnë për humbje në peshë. Kivi ka pak kalori dhe shumë nutriente, prandaj është ushqim ideal. Merreni si desert, në vend të tortës ose çokollatës.

DREDHËZAT

Dredhëzat janë të pasura me vitamina C, përparësia e tyre më e madhe është nxitja e sekretimit të hormonit, që është i domosdoshëm për humbje në peshë. Duhet të keni kujdes dhe gjithmonë të konsumoni dredhëzat organike, në mënyrë që të shmangni pesticidet.

KOKOSI

Kokosi ju ndihmon ta përshpejtoni metabolizmin, që sjellin rezultate fantastike, kur flitet për humbjen në peshë. Vaji i kokosit përmban yndyra që janë të shëndetshme dhe të mira për tru. Kokosi po ashtu përmban kalium, që është materie esenciale, që ndihmon në rregullimin e depresionit.

Komentet
Top