Pengmarrja në Francë me 3 viktima

Capture-122.png

“Ju po bombardoni Sirinë dhe tani duhet të vdisni”, mësohet të ketë thënë pengmarrësi në atentatin e Francës. Kryebashkiaku i Trebes, Eric Menassi, bëri të ditur se atentatori kishte nxjerrë pistoletën duke qëlluar 5 herë, me pasojë vdekjen e dy personave. Ndërkohë, viktima e tretë është gjetur në Carcassone dhe dyshohet të ketë si autor 30-vjeçarin e sulmit në supermarket.

Kryeministri francez, Edouard Philippe e cilësoi situatën si tepër të rëndë, duke pohuar se informacionet e deritanishme sugjerojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Klientët e marrë peng arritën të largoheshin pak më vonë, ndërsa personi i armatosur qëndroi brenda bashkë me një polic.Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen atje.

I dyshuari mendohet se është i armatosur rëndë dhe ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në 13 nëntor 2015, kur u vranë 130 persona.

Komentet
Loading...
Top