Loading...

Perdja e hekurt nuk ishte pengesë për Klitschkon

055.jpg

Yuri Gagarin ka treguar se si të arrihen yjet, mirëpo ishte një udhëtar tjetër që ia hapi rrugën Vladimir Klitschkos për dominimin global.

I lindur në Kazakistanin e epokës së Bashkimit Sovjetik, djaloshi që është bërë një prej kampionëve më të mëdhenj të boksit kishte vetëm një ëndërr – të shihte se çfarë ka për të ofruar bota e jashtme.

Gagarin mund të ketë qenë njeriu i parë që ka udhëtuar në hapësirë, mirëpo inspirimi i vërtetë Klitschos i erdhi nga Robinson Crusoe, karakteri i novelës klasike të shekullit të 18-të të Daniel Defoes, transmeton Koha.net.

“Kam lexuar këtë libër shumë herë. Motivimi im ishte të dilja jashtë. Thjesht doja të shihja botën e jashtme. Duhej të ishe politikan apo sportist për të udhëtuar jashtë Bashkimit Sovjetik dhe për të kaluar kufijtë. Si qytetar i rregullt nuk mund të bëjë këtë. Kështu që unë thashë në rregull, jam tepër i ri për të qenë politikan, kështu që të bëhem sportist, pasi është një mundësi perfekte”, thotë Klitschko.

Komentet

Leave a Reply

Top